Eurovision po akuzohet se ka manipuluar rezultatin për të lejuar Suedinë të fitojë. Sipas thashethemeve organizatorët orkestruan fitoren e Loreen në mënyrë që Suedia ta organizojë vitin e ardhshëm që përkon me 50 vjetorin e fitores së grupit ABBA.
Disa nga komentet:
“Nuk po them se është e manipuluar, por… Suedia fitoi një vit para përvjetorit të fitores së ABBA-s”,
“Nuk ka asnjë dyshim që ata e manipuluan të gjithë këtë gjë në mënyrë që Suedia të mund ta presë atë në 50-vjetorin e fitores së ABBA-s”,
“Përvjetori i ABBA-s dhe fitorja e Suedisë më duket e çuditshme”,
“Nuk jam një teoricien konspiracioni, por kjo është manipuluar në mënyrë që Suedia të mund të organizojë pesëdhjetëvjetorin e fitores së ABBA-s”.
2024 shënon saktësisht 50 vjet nga fitorja e ABBA dhe shumë njerëz që presin që grupi të performojë në konkursin e vitit të ardhshëm.