Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më! 02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Suela Kalaja shpallet e pafajshme, Sajmir Çili nxjerr në shitje shtëpinë

29/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Suela Kalaja shpallet e pafajshme, Sajmir Çili nxjerr në shitje shtëpinë

Një nga divorcet më të vështira të “showbiz”-it ka qenë pa diskutim ai mes dy këngëtarëve, Saimir Çili dhe Suela Kalaja. Çifti i ka dhënë fund martesës disavjeçare vitin e kaluar, ndërsa pak muaj më parë, ata u vunë në fokus të mediave për shkak të denoncimeve ndaj njëri-tjetrit për dhunë. Ishte Suela e para që i është drejtuar policisë me kërkesën për urdhër mbrojtjeje, e pas saj Saimir Çili, pretendoi se bashkëshortja e tij, Suela e kishte dhunuar fizikisht, akuzë që kantautori e çoi më pas edhe në gjykatë. Madje, për çudi të të gjithëve, këngëtari kishte kërkuar edhe urdhër mbrojtjeje, duke pretenduar se “kishte frikë” nga bashkëshortja. Por, sipas asaj që ka vendosur gjykata, gjërat nuk ishin kështu. “Bluetooth” ka zbuluar se ka përfunduar tashmë procesi gjyqësor ndaj Suela Kalasë, ndërsa gjykata e ka shpallur të pafajshme. Asokohe edhe ish-këngëtarja e njohur kishte bërë një denoncim në polici, ku ka treguar se për shumë kohë ka qenë viktimë e dhunës dhe ka jetuar në një atmosferë të vështirë familjare. Vetë Suela, e kontaktuar nga “Gazeta Shqiptare” refuzon të flasë në lidhje me çështjen, duke ndjekur këshillën e avokatit të saj, pasi çështja në ngarkim të saj ende nuk ka përfunduar. Saimir Çili, me sa duket i pakënaqur nga vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë, e ka apeluar dhe deri në përfundim të procesit duhet edhe një vit. Ndërkohë, burime të gazetës kanë treguar se psikologia është larguar nga shtëpia e përbashkët e çiftit dhe ka marrë një shtëpi me qira, ku jeton së bashku me vajzën e saj dhe qenin. Ndërsa Çili vazhdon të jetojë në apartamentin e tyre. Ndonëse divorci ka përfunduar, Saimir Çili dhe bashkëshortja ende nuk kanë bërë përpjesëtimin e pasurisë, për të cilin nevojitet një proces i ri gjyqësor. Tashmë një nënë “single” që duhet të përballojë jetën e vetme dhe të rrisë një vajzë, Kalaja thuhet se po has vështirësi ekonomike, pasi tashmë ish-burri i saj Çili paguan vetëm 120 mijë lekë të vjetra pension ushqimor për vogëlushen e tyre. Të njëjtat burime pranë çiftit kanë treguar për “Bluetooth” se vendimin për divorcin e dy këngëtarëve e ka marrë vajza e tyre, e cila duke parë situatën në shtëpi, u ka kërkuar që t’i japin fund. “Ndoshta Suela nuk do ta kishte marrë vetë guximin, por u prek nga vajza”, thonë burimet për “Bluetooth”. Sidoqoftë, tashmë gjithçka ka mbaruar dhe dy këngëtarët po vazhdojnë jetët e tyre të ndarë. Suela Kalaja i është përkushtuar rritjes së vajzës së saj, ndërsa Saimir Çili është fokusuar tek puna.

Saimir Çili nxjerr në shitje shtëpinë

Pas ndarjes, çifti Saimir Çili dhe Suela Kalaja do të bëjnë edhe ndarjen e pasurisë së përbashkët. Pavarësisht propozimit të Çilit të disa kohëve më parë, që edhe Suela me vajzën të jetonin në të njëjtën shtëpi, të cilën ta modifikonin me dy hyrje të ndryshme, duket se bashkëjetesa mes tyre ka qenë e pamundur. Kështu, Çili ka vendosur të shesë shtëpinë. Këngëtari ka njoftuar miqtë dhe ndjekësit në rrjetet sociale, se apartamenti i tyre, pranë Ambasadës Amerikane është në shitje. “Shitet shtëpi banimi e përshtatshme dhe për zyra. Kati i parë banimi 124 m2, 2+1, dy banja, dy ballkone”, shkruan kantautori në faqen e tij të “Facebook”. Nuk është e qartë nëse vendimi për shitjen e shtëpisë është i përbashkët, apo një iniciativë e vetë Çilit, megjithatë fakt është që Kalaja jeton në një apartament me qira, larg ish-bashkëshortit./ gsh.al

 






Tags: sajmir cilisuela kalaja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Next Post
FOTOT/ Mëngjesi me dilema i Ledion Liços, dikush do të dalë e dikush të rrijë në shtëpi

FOTOT/ Mëngjesi me dilema i Ledion Liços, dikush do të dalë e dikush të rrijë në shtëpi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera