Dua Lipa është e vetmja femër tashmë që ka arritur të ketë tre këngë solo, me mbi 1 miliardë klikime. “IDGAF”, kënga e saj e fundit nga albumi “Future Nostalgia” ka arritur të ketë mbi 1 miliardë klikime në Spotify. Bashkë me “New rules” dhe “One kiss”, Dua bëhet e vetmja femër që e ka arritur këtë sukses. Këngëtarja e ka shpërndarë vetë lajmin në rrjete sociale, i cili me siguri e ka entuziasmuar shumë. Me siguri sukseset e saj do të vazhdojnë, pasi edhe “Don’t start now” është afër 1 miliardë klikimeve.









