Modelja e njohur shqiptare Aurela Hoxha, momentalisht është jashtë vendit dhe duket se është në shoqëri të mire Bukuroshja shqiptare gjendet në Festivalin e Filmit në Cannes dhe është parë e shoqëruar me fituesin e çmimit Oskar për këtë vit, Leonardo Di Caprio. Në disa foto që ka siguruar ‘Gazeta Express’, Aurela shihet afër aktorit të njohur botëror. Duket se ky është një takim i rastësishëm, por për Aurelën mund të llogaritet si sukses që ka shkëmbyer disa fjalë me yllin e kinemasë botërore, triumfuesi i sivjetëshëm në OSCAR.










