Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $ 12/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

“Sulejmani i Madhërishëm” dënohet me burg me kusht, ja arsyeja

27/05/2025
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
“Sulejmani i Madhërishëm” dënohet me burg me kusht, ja arsyeja

Aktori i njohur turk Halit Ergenç, që u bë i famshëm për publikun shqiptar si “Sulejmani i Madhërishëm”, është dënuar me burg me kusht nga një gjykatë në Stamboll. Vendimi erdhi pas akuzave se ai kishte dhënë dëshmi të rreme në lidhje me protestat e parkut Gezi të vitit 2013. Aktori u shpall fajtor dhe u dënua me 1 vit, 10 muaj e 15 ditë burg për veprat “përpjekje për përmbysje të qeverisë” dhe “pengim të funksioneve shtetërore”, akuza që ai i ka mohuar plotësisht.





Gjykimi kishte nisur pas arrestimit të agjentes Ayse Barim në janar, e cila dyshohet për rolin e saj në organizimin e protestave. Sipas hetimeve, ajo u kishte sugjeruar disa nga klientët e saj, përfshirë Ergençin dhe aktorin Riza Kocaoglu, që të mbështesnin publikisht protestuesit.

Gjatë dëshmisë së tij, Halit Ergenç tha se nuk kishte pasur kontakte me organizatorët e protestës, por prokuroria paraqiti prova kundër tij, përfshirë pamje filmike ku ai shfaqej duke marrë pjesë në protestat.


Edhe Riza Kocaoglu u dënua me 1 vit e 8 muaj burg me kusht. Por gjykata vendosi të shtyjë shpalljen e vendimit, duke i lënë të dy aktorët të lirë për aq kohë sa nuk kryejnë vepra të tjera penale në të ardhmen.

Halit Ergenç, i njohur edhe për rolin në serialin “Një mijë e një netë”, mbetet një nga emrat më të dashur të televizionit turk dhe lajmi për dënimin e tij ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale.

Protestat e Gezi-t shpërthyen në maj të vitit 2013 si një reagim qytetar ndaj planeve për shkatërrimin e një parku në qendër të Stambollit për të ndërtuar një qendër tregtare. Shpejt, ato morën përmasa kombëtare si një lëvizje kundër autoritarizmit të qeverisë së atëhershme të udhëhequr nga Rexhep Tajip Erdogan. Protestat u karakterizuan nga përplasje të ashpra me policinë dhe kritikë të forta ndërkombëtare për shkelje të të drejtave të njeriut.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!
Breaking News

(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin!

13/02/2026
“Të dua”,  çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?
Breaking News

“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo?

13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?
Breaking News

Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit?

13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!
Breaking News

“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit!

13/02/2026
Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $
Breaking News

Britney Spears mbyll një epokë: Princesha e Pop-it shet katalogun e saj muzikor për 200 milionë $

12/02/2026
Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!
Breaking News

Dedikimi i Besës për bashkëshortin, është gjithçka që duhet të lexoni sot!

12/02/2026
Next Post
Jeta fillon të përmirësohet për 3 shenja të horoskopit pas 28 majit

Jeta fillon të përmirësohet për 3 shenja të horoskopit pas 28 majit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera