Gjatë performancës së saj në “iHeartRadio” në Burkbank këngëtares amerikane Ariana Grande i ka ndodhur një incident në skenë. Dikush nga të pranishmit në koncert ka hedhur një aparat celular në drejtim të saj. Ariana reagoi duke bërë ironi mbi këtë fakt. “Dikush nga ju hodhi një telefon në skenë? Është shumë e rrezikshme. Po sikur ekrani i tij të thyhet?”,-është shprehur Grande. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar nga ky incident i ndodhur në skenë, ku Ariana për herë të parë ishte duke performuar këngën e saj më të re të titulluar “Focus”.