Pas surprizës së parë, hologramit të Vaçe Zelës, Festivali i Këngës ka rezervuar edhe një surprizë të dytë, Inva Mula. Sopranoja performoi këngët e babait të saj, Avni Mulës: “Shqipëri o vendi im” dhe “Vajzë me kaçurrela”. Artistja me famë botërore u shpreh se këto këngë pas gati 40 vjetësh kanë të njëjën vlerë. Inva Mula emocionoi publikun si gjithmonë, të cilët u ngritën në këmbë.