Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga u rikthye në muzikë pas një mungese të shkurtër. Projekti që ka publikuar një muaj më parë në bashkëpunim me Alar Band rezultoi një sukses, por surprizat nuk kanë mbaruar. Pas tij këngëtarja ka zbuluar se do të vijë një tjetër bashkëpunim, këtë herë me Fatmira Breçanin, këngëtaren e muzikës popullore të veriut.
Bashkëpunëtor për realizimin e këtij projekti do të jetë sërish Elgit Doda. Vetë Çiljeta ka treguar me një postim në ‘Instagram’ se puna ka nisur, ndërsa data e publikimit ende nuk është zyrtarizuar./revistawho.com