Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë! 19/01/2026
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit 18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë… 18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që… 18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa  18/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Surpriza për mësuesen e të ngujuarve përlot shqiptarët

21/05/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Surpriza për mësuesen e të ngujuarve përlot shqiptarët

Ka një magji e diela. Atë aromën e shtëpisë, rehatinë. Pastaj ajo koha e kaluar pa bërë asgjë. “Dolce far niente”, thonë fqinjtë italianë. E shijon kështu derisa në ekran të vjen një mesazh që s’të lë dot kurrsesi indiferent, që të ngre pupthi prej rehatisë së divanit. I tillë ishte dhe mesazhi që përcollën këtë të dielë, tek “E diela shqiptare”, në “Ka një mesazh për ty”, dy vajza të brishta, dy nxënëse të emocionuara por shumë të qarta në vlerësimin e adhurimin për mësuesen e tyre, për heroinën që ndihmon prej vitesh fëmijët e ngujuar, deri dhe në zonat me të thella të Dukagjinit e më përtej.
Duke i dëgjuar kupton apo më mirë të themi kujtohesh për atë realitetin ndryshe që është sa larg aq edhe pranë nesh, për ata fëmijë që “të dielë aspak të rehatshme” kanë çdo ditë të jetës së tyre.
Nëse për shumëkënd prej nesh e diela është ditë speciale jave, ajo e byrekut me spinaq, apo e shumë ushqimeve të tjera të shijshme, duke dëgjuar rrëfimin e atyre vajzave, të zyshës së tyre Liljana Luanit e mandej edhe të një prej djemve të ngujuar që i shkroi letër falënderimi zyshës nga dhoma e errët ku ajo i mëson çdo ditë lexim e këndim, kupton se për ata fëmijë jeta është krejt ndryshe. E vetmja dritë shprese që iu shkon në shtëpi është ajo që u çon zysh Liljana. Një mision që ajo e bën prej vitesh, mes shumë mundimesh e sakrificash. E në këtë rrugëtim, ajo tregoi se ka qenë në fillim krejt e vetme, derisa gjeti një mbështetje të madhe. Pasi moderatori Ardit Gjebrea solli në vëmendje spotin ku e kishte parë zysh Liljanën, një spot që e bëri edhe më popullore figurën dhe misionin e saj, ajo rrëfeu se: “Vodafone më ndoqi në rrugëtimin tim, për një kohë të gjatë, deri në malet dhe zonat më të thella. Jam ndjerë shumë e përkrahur nga Vodafone, i cili rikonstruktoi shkollën e rrënuar të Thethit si dhe u siguroi mjete mësimore e ushqim fëmijëve të ngujuar. Ajo ishte shkolla ime, ku kam marrë mësimet e para, ndaj ia di shumë për nder. Ndjehem mirë edhe përpara komunitetit tim, ku shpesh thuhet: “Është shkolla që ka rregulluar Liljana”, u shpreh zysha, që edhe vet vjen nga një zonë si Dukagjini, ku problemet e gjakmarrjes dhe ngujimit ekzistojnë ende sot e kësaj dite.
Ishte fushata “Me gjithë zemër” e Vodafone Albania gjatë së cilës shumë njerëz u ndërgjegjësuan jo vetëm për këtë kauzë të madhe, por edhe u nxitën që të ndihmonin me çfarë të mundnin. Histori frymëzuese si të zysh Liljanës duhet të na e trondisin fort rehatinë e së dielës së ëmbël, të na ndërgjegjësojnë se përtej nesh ka njerëz që edhe lindin të ngujuar, si ai djali që i shkroi letër dhe e bëri të qajë zyshën dhe çdo shqiptar që e dëgjoi mesazhin e tij prekës: “Ti na fal dashurinë njësoj si nëna jonë. Sa herë të shoh tek dera e shtëpisë mbushem me gëzim. Të dua shumë dhe gjithmonë do të tregoj me krenari se ajo që më bëri të dua librin ke qenë ti. Mezi pres ditën që të vish sërish tek shtëpia jonë”. Në atë shtëpi zysha do të shkojë gjithmonë, ashtu si dhe në çdo derë tjetër, pas së cilës rriten fëmijë të ngujuar, të etur për dije dhe dashuri njerëzore.





 


Tags: mesueseshkollesurprizete ngujuarVodafone
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!
Breaking News

“Ka temperament të vështirë”, flet gruaja e Erik Lloshit: Nuk doja të hynte në “Big Brother”, s’jemi ndarë!

19/01/2026
“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit
Breaking News

“Ja pse kisha frikë nga hyrja e tij në BBVIP 5”, flet bashkëshortja e banorit

18/01/2026
“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…
Breaking News

“Zarf i zi në shtëpinë BBV?”, Kiara Tito nuk mban dot lotët: Do ta mbaj mend gjatë…

18/01/2026
“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…
Breaking News

“Ishte toksike, nuk më ngjiti…”/Mamaja e Angelos flet për lidhjen me ish-partneren: E vërteta është që…

18/01/2026
“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa 
Breaking News

“S’di kur e kam puthur për herë të fundit…”, Rrëfimi prekës i Mirit: E takoj vetëm për festa 

18/01/2026
Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…”
Breaking News

Familja e Dolces shpërthen pas fjalëve të Leonora Jakupit: “Ke harruar…”

18/01/2026
Next Post
Greta Koçi flet për jetën private, zbulon nëse është në një lidhje

Greta Koçi flet për jetën private, zbulon nëse është në një lidhje








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera