Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Surprizat e “MasterChef Junior Albania” ende nuk kanë filluar!

31/03/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Surprizat e “MasterChef Junior Albania” ende nuk kanë filluar!

Prej një jave ka nisur në ekranin e TVSH-së spektakli i gatimit “MasterChef Albania Junior”, i cili vjen në sezonin e tij të parë me konkurrentë fëmijët. Talentet e vegjël të përzgjedhur nga mosha 8 deri në 14 vjeç kanë qenë një befasi e vërtetë për publikun sa i përket aftësisë së tyre në kuzhinë dhe gjithashtu përkushtimit dhe seriozitetit që tregojnë gjatë këtij spektakli.





Por “MasterChef Junior Albania” nuk ka ardhur thjesht si një konkurs gatimi ku në fund do të shpallet një fitues. Që në javën e parë kemi parë një emision të vërtetë edukativ për fëmijët, ku shpirti i garës shfaqet në mënyrë të shëndetshme mes fëmijëve, duke u kthyer kështu në një emision ndryshe nga çfarë kemi parë deri tani në ekranet tona dhe me një impakt shumë pozitiv. Megjithatë e bukura e këtij spektakli të vërtetë gatimi nuk ka nisur ende.


Të martën e datës 3 prill do të përcaktohen dhe fëmijët e tjerë, të cilët do të formojnë 16-tëshen e konkurrentëve zyrtarë duke i lënë vendin kështu shtimit të emocioneve dhe pjatave më të sofistikuara të ardhura nga duart e fëmijëve. Ndonëse audicionet për këtë sezon kanë përfunduar, kërkesat e fëmijëve të tjerë për të qenë pjesë e  “MasterChef Albania Junior” vijojnë të jenë të shumta duke shtuar kështu suksesin e këtij formati dhe patente që vjen për herë të parë në ekranet shqiptare.

Kujtojmë që kjo është patenta e parë ndërkombëtare e blerë nga një televizion publik në Ballkan dhe padyshim që është një sukses i vërtetë. A mbetet ende për t’u zbuluar dhe për t’u parë? Patjetër që ky rrugëtim plot surpriza dhe emocione i “MCH Albania Junior” sapo ka nisur. “MasterChef Albania Junior” dhe pjatat plot fantazi të talenteve të vegjël në gatim do t’iu shoqërojnë për 12 javë rresht çdo të martë në orën 20:35 në RTSH dhe ritransmetim të dielën në orën 13:30./revistawho.com

Tags: “MasterChef Junior"edukimemocioneFemijegare
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Çifti i njohur i showbiz-it sapo e ktheu firmosjen e kontratës paramartesore në diçka romantike

Çifti i njohur i showbiz-it sapo e ktheu firmosjen e kontratës paramartesore në diçka romantike








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera