Bella Hadid mund të marrë propozimin për martesë shumë shpejt. Burime të afërta për çiftin kanë bërë të ditur se Marc Kalman do t’ia bëjë pyetjen e famshme modeles, këtë vit.
“Bella dhe Marc janë shumë të lumtur bashkë. Kanë shumë kohë bashkë dhe ajo që shprehin është dashuri e vërtetë” ka thënë burimi.
“Marc po planifikon t’i propozojë Bella-s këtë vjeshtë. Ata kanë folur për fejesën dhe për dasmën që duan ta bëjnë në Kaliforni”, ka shtuar i njëjti burim.
Kujtojmë se çifti e konfirmuan marrëdhënien e tyre në korrik të vitit 2021.