“The Miss Globe” feston këtë vit 20-vjetorin e tij. Teksa bukuroshet po presin të premten e 17 nëntorit, shumë detaje të tjera janë bërë të ditura. Mes tyre edhe një lajm që për eventin e bukurisë ka shumë rëndësi. Biznesmeni i njohur Elton Ilirjani do të jetë pjesë e jurisë së “The Miss Globe”. Lajmi është bërë i ditur nga faqja zyrtare e eventit. Filantropisti dhe ikona e fashion-it do të jetë pjesë e jurisë së eventit të bukurisë që pritet të shndërrisë Durrësin, qytetin ku 20 vjet më parë nisi gjithçka.








