Gazetarja e suksesshme Ilva Tare u kthye në kryefjalën e mediave me largimin nga ‘Ora News’, pas një oferte që ju bë nga televizioni më i ri që do të nisë transmetimin në Shqipëri. Tashmë, teksa të gjithë presin ta shohin sërish në ekran, Ilva Tare ka gjetur pak hapësirë për t’iu përgjigjur pyetjeve nga ndjekësit e saj. Një prej tyre ka dashur të dijë profesionin që do të bënte Ilva po të mos ishte gazetare. Përgjigja e saj padyshim ka surprizuar një pjesë të mirë të publikut. “Violiniste, si të duket”,-shkroi ajo.
Me siguri as juve nuk ju ka shkuar mendja, por për Ilvën violina duket se qenka një pasion i fshehur./revistawho.com