Nga dita e sotme, 9 korrik, Sylvinho zyrtarisht nuk është më trajneri i Shqipërisë, pikërisht në këtë datë atij i ka skaduar kontrata dhe ndodhet me pushime me familjen e tij në Porto.
Sylvio Mendes Campo Junior refuzoi apo shmangu, në disa raste çështjen e rinovimit të kontratës në prag të Europianit, duke u justifikuar me përgatitjen e eventit.
Pas përfundimit të Europianit ai ka kërkuar kohë që të kalojë ditët e pushimit me familjen dhe më pas do të vendosë.