Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por… 02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës? 01/03/2026
Gjykata jep vendimin, aktorja e njohur do t’i paguajë ish-bashkëshortit 5000 euro në muaj! 01/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

“Tё paktën njё selfie”

15/07/2014
in Pa kategori
Reading Time: 4 mins read
A A

Nga Olti Curri





Shtypi rozё u bё kohë qё “tradhton” mediat e shkruara, pёr t’u hedhur nё krahёt e rrjeteve sociale, ku lajmi botohet, por edhe komentohet, pёr kёnaqёsinё e “opinionistёve” tё pamёshirshёm qё kanë nёn mollëza armёn e fortё tё tastierës. Por si çdo gjë qё rrallёherё shkon normalisht, njё nga lajmet mё tё forta rozё tё viteve tё fundit nё Shqipëri (pas divorcit tё Invёs dhe Pirros e gjyqeve të Ambetёs dhe Onit) e lexuam nё fillim nё gazeta ekstremisht politike. Në fakt, njëri nga dy personat në fjalë ka lidhje me politikën nëpërmjet të atit, dhe kjo mjaftoi që, mediat që kanë në plan të parë luftën politike, t’u hyjnë në hise mediave ‘soft’. Zgjedhjet ishin afër dhe, para se njerëzit e internetit tё fillonin tё ёndёrronin mbi njё histori dashurie tё dy personazheve tё rinj dhe tё njohur, nёn trysninё e mesazheve politike filluan që atyre t’u bёjnё biografi. Njëri ishte djali i kryeministrit Berisha, tjetra njё nga vajzat më tё bukura tё spektaklit, me shumë ambicie pёr tё qenё edhe njё nga mё tё kërkuarat nё kёtё biznes. Pёr jetёn e tyre private, publiku i mediave on-line dinte shumё pak; Shkёlzeni, sipas gazetave që përmenda dhjetë radhë më lart, vinte nga fundi i njё martese, ndërsa Armina ishte nga tё paktat vajza ekrani qё nuk ishte përfolur pёr lidhjet sentimentale nëpër gazetat e sё shtunës. Komentet që lexoheshin nё faqe tё ndryshme “FB”-je nuk merreshin me çiftin, por bënin politikë, njëlloj si nё dasma, ku, pasi pёrshёndet i zoti i shtёpisё, biseda nёpёr tavolina vazhdon aty ku u la, pёr parlamentin. Koha kalonte dhe mediat rozё nuk u ndalën kurrë seriozisht (për hir të shitjeve të mëdha, roza së fundmi po merret shumë seriozisht) te ky lajm shumë ndjellës. Në këtë “heshtje”, nuk dihet nëse ishin shumë të aftë Armina dhe Shkëlzeni për të ruajtur jetën e tyre private, apo ishin të paaftë gazetarët e paparacët për të sjellë diçka të faktuar nga kjo lidhje? Falё pranisë sё shpeshtë në ekran të Arminёs, te “Kёnga Magjike” dhe “Dancing With The Stars”, populli i internetit e mori vetë nё dorё situatёn dhe filloi qё historinё ta pёrflasё dhe komentojё, por çuditërisht, jo me tё njëjtin zjarr si mediat politike, që për disa javë rresht sajonin lajme pa lajme mbi këtë histori. Me siguri, dëshira e çiftit pёr tё mos deklaruar asgjë rreth kësaj historie dhe informacioni i paktë për mediat, janë shkaku qё nga kёrkimet nё “Google”, pёr emrat ‘Armina’ dhe ‘Shkёlzeni’ dalin vetëm 25.600 rezultate; shumё pak pёr njё thashethem tё tillё, ku përfshihen, djali i njё politikani mjaft popullor dhe njё vajzë e bukur dhe e famshme. Duket sikur mediat rozё janё skaneri ku askush nuk fsheh dot asgjë, edhe pse nuk ka dёshirё tё rrёfehet, por nё kёtё rast, qëndrimi nё pozicion mbrojtës i Arminёs, – pasi Shkёlzeni deri mё tash nuk ka pasur asnjё pyetje nё publik mbi kёtё gjë, – ka bёrё qё edhe gazetarët mё tё “hidhur” tё mos marrin dot njё përgjigje finale, aq mё pak ndonjë intervistë ekskluzive. Po nё rrjetet sociale, ndёrkohё qё Armina flet për dashurinë si nocion, pa nxjerrë emra, aq më pak mbiemra, edhe pse pyetjet nё panele kanё qenё tё qarta dhe kërkonin njё përgjigje ‘po’ ose ‘jo’, komentet kanё mbёrritur, pёr flokёt, mёnyrёn e prezantimit, veshjet, çantat, aksesorёt, udhëtimet, tё cilat ajo i boton sistematikisht nё “Instagram”, por asgjё tё veçantё mbi kёtё lidhje ende tё pakonfirmuar. Kjo ёshtё hera e parё qё publiku i rrjeteve sociale, blogjeve, apo faqeve të modës, ku mbizotёrojnё femrat dhe Armina ka dhjetëra mijëra ndjekës nё “FB” dhe “Instagram”, tё “kursejnё” nё komente njё vajzё spektakli, duke u marrё vetёm me pamjen apo performancat profesionale, pa thumbuar, pёrmendur, sharё apo lavdёruar edhe partnerin e saj. Sidoqoftë, përralla ёshtё gati, kemi “princeshën” dhe “princin”, por ende nuk kemi njё kopertinë me njё deklaratë tё njërit ose tjetrit, qё tё shuajë kureshtjen e atyre të cilët, mё shumё se politika, interesohen pёr histori dashurie nëpër gazeta fundjave apo me kopertina me shkëlqim. Provokimi ёshtё shumё i madh: njё çift kaq popullor qё nuk na jep shkas tё dimё diçka mё shumё mbi njohjen, dashurinë, lidhjen e tyre. Jeta private është e shenjtё pёr cilindo qё vendos ta ruajё atё, por edhe kureshtja është njerëzore. Ashtu siç e do edhe përvoja botërore, lajmet nga çifte të blinduara vijnë nga rrugë të tërthorta, ku paparacët bëhen më të vlefshëm se dhjetëra gazetarë e kryeredaktorë me lidhje. Çdo lajm i ri do mbledhë vëmendje, ndaj kjo histori do të rikthehet kryefjala rozë e mediave apo social-mediave më të lexuara buzë detit, mjaft të ketë diçka të re. Por duhet pranuar se fotot e paparacëve, nuk janë teknikisht shumë cilësore dhe, derisa çiftit t’i mbushet mendja për të folur apo pozuar në kopertinë, banorët e “Facebook”-ut apo “Instagram”-it, besoj se do tё ishin tё kёnaqur edhe me njё selfie nё çift.


Tags: Armina MevlaniOlti CurriShkelzen Berisha
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Next Post

Një lutje për Bleonën!

Discussion about this post








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera