Moderatorja e njohur Kiara Tito ka zgjedhur sërish të komunikojë drejtpërdrejt me ndjekësit e saj përmes Instagram-it, ku përgjigjet ndaj pyetjeve dhe komenteve të tyre.
Gjatë kësaj bashkëbisedimi virtual, një ndjekëse nuk i drejtoi Kiarës një pyetje tipike, por vendosi të komentojë hapur partnerin e saj, Luiz Ejlli. Komenti, i drejtpërdrejtë dhe pa filtra, tërhoqi menjëherë vëmendjen.
“Për të vetmen që të kam lakmi është burrin që e ke, është shumë ‘hot’. Po më çudit pse rri me ty”, i ka shkruar ndjekësja.
Kiara nuk e la pa përgjigje. Me stilin e saj spontan dhe humorin që e karakterizon, moderatorja reagoi publikisht duke etiketuar edhe Luizin:
“Pse rri me mua tiii?”, është përgjigjur Kiara duke e shoqëruar me një emoji duke qeshur.
Me një përgjigje të thjeshtë, por plot ironi, Kiara dëshmoi edhe një herë se di të përballojë vëmendjen e publikut me elegancë dhe humor duke e kthyer një koment provokues në një moment spontan.








