Janë të shumta rastet kur personazhe të njohur janë shfaqur në Instagram duke puthuar fëmijët e tyre në buzë.
Së fundmi ka qenë moderatorja Jonida Vokshi që është shfaqur duke puthur vajzën e saj, Emin, në një foto në “Instagram” dhe komentet kanë qenë të shumta.
Ajo ka folur në “Wake Up”, teksa gjatë intervistës po diskutohej pikërisht kjo temë.
“Unë nuk jam as pro as kundra në sensin që mund të kem një dyshim timin te sekset e kundërta, kur babai puth vajzën ose kur nëna puth djalin. Nuk është se e kam shumë të qartë, nëse do të kisha një djalë. por thjesht me Emin nuk e kam këtë. Unë e puth atë kudo, e haj, e shkëlyej”, tha ajo, duke lënë të kuptohet se kjo është çështje afeksioni me fëmijën.








