Ne zemer te Tiranes, pikerisht ne zonen e ish-Bllokut eshte hapur restoranti me ‘in’ i momentit “Omega 3”.
U habitet me emrin apo jo? Epo na lini t’u tregojme ne! “Omega 3” nuk eshte nje zgjedhje rastesore, por spontane dhe e qellimshme. Ky emer eshte zgjedhur gjate krijimit te menuse, duke qene se shume nga pjatat kane ne perberje omega-3 si pershembull qofte aciuge, tartar salomini, tartar toni etj. Dhe ju e dini shume mire sa e rendesishme eshte ushqyerja me Omega 3.

Kush eshte shefi i kuzhinës në “Omega 3”?
Shefi i “Omega 3” eshte diplomuar ne degen Hoteleri Turizem, tek “Acta”, Universiteti Aristoteli ne Selanik. Ka punuar ne restorantet me ne ze si ‘JK nice and easy’, ‘Pyropetra’, ‘Dantes’, ‘Lithnon Private 16’ si dhe ka pasur fatin te bashkepunoje me njerez influencues ne Greqi si Gianis Baksevanis, Laladakiss Mihail etj. Sigurisht qe nuk mund te mungojne seminaret dhe trajnimet e panumerta ne Athine e Barcelone. Por qe te zbuloni punen e tij ne Shqiperi duhet te kerkoni shijet e Omega 3.

Tani ndalemi pikerisht tek te vecantat e Omega 3 nga restorantet e tjera. Ketu do t’u tregoj disa sekrete, te cilat mund t’i ndani vetem me miqte tuaj me te mire:
- Pika me e forte e restorantit eshte llojshmeria e antipastave. Ju mund te shijoni rreth 20 antipasta qe nuk i keni provuar kurre me pare. Vete shefi dhe stafi prej 10 djemsh e vajzave te talentuar do te kujdesen per ju dhe eshte e sigurt qe nuk do t’ju zhgenjejne!
- Mos dilni nga restoranti pa provuar pjatat hit: tartar i gaforres, domatja surprise dhe djathi me pistakio.
- Veç darkave ne çift apo mes miqsh, mund te festoni ditelindje dhe festa te tjera private. Madje deri ne 120 persona kapacitet ju mund te beni edhe dasme.

Pasi une ju tregova gjithe keto sekrete, ju tani po mendoni: “Me kete pandemi, e kohe qe ka ardhur une nuk ha jashte”. Epo mos flisni para kohe, sepse Omega 3 ka menduar edhe kete dhe e ka marre shume seriozisht mbrojtjen e klienteve dhe punonjesve.
Stafi i pastrimit kujdeset per dezinfektimin e ambienteve ne fillim dhe ne fund te dites. Ne hyrje te restorantit matet temperatura e punonjesve çdo dite dhe eshte vendosur dezinfektues per duart. Gjithashtu punonjesit jane te pajisur me maska gjate gjithe kohes se sherbimit. Fiks si jashte vendit.

“Do hyni me mend e do dilni pa mend”, ne kaq dime t’ju themi, tani ju merrni rrugen dhe shkoni direkt ne rrugen Nikola Tupe, ne krahe te ‘Vodafone Shop’. Aty ju pret mrekullia “Omega 3”!








