Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Është pervers, zhigolo!”/ Babai i Selinës shpërthen kundër Mirit 08/01/2026
Rrjetet sociale kthejnë veshjen e Maduro-s në trend global! 08/01/2026
“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen 07/01/2026
“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin 07/01/2026
“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën 07/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Vetëm në WHO

Tani e kuptuam pse këta VIP-a Virgjëreshë janë kaq të suksesshëm

25/08/2023
in Horoskopi, Vetëm në WHO
Reading Time: 2 mins read
A A
Tani e kuptuam pse këta VIP-a Virgjëreshë janë kaq të suksesshëm

“Punë, punë natë e ditë që të shohim pakëz dritë” – Nëse do kishte një shprehje që do i shkonte përshtat personave të lindur nën shenjën e Virgjëreshës kjo është. Të palodhur, të përqëndruar tek qëllimi, korrektë, strikt, detajist, perfeksionist, me këto fjalë i përshkruam kaq mirë Virgjëreshët që kanë nisur sezonin e tyre. Këto janë edhe arsyet pse ata janë kaq të suksesshëm e kanë arritur majat. Ata janë kaq të përqëndruar tek puna, sa rrallë i dëgjon të flasin për dashurinë, por kur dashurojnë, dashurojnë vërtet.





Virgjëreshët janë shumë familjarë, por preferojnë që pjesën e tyre private ta mbajnë brenda guackës së tyre. Ata prezantohen me punën e arritjet. Këtu përmendim Parashqevi Simakun, e cila pavarësisht famës së saj, prej vitesh nuk është më pjesë e muzikës e as ekranit duke shijuar privatësinë e saj. Vlen për t’u përmendur fakti që janë edhe shumë humanitarë e Nënë Tereza e vërteton më së miri këtë. Mund të përmendim edhe Emina Çunmulajn, e cila gjithashtu ka kryer shumë bamirësi.

Të tjerë të famshëm në fushën e muzikës që i përkasin shenjës së Virgjëreshës janë edhe Albërie Hadërgjonaj, Eranda Libohova, Flori Mumajesi, Sabri Fejzullahu, Ermal Fejzullahu, Ronela Hajati, Loredana, Mc Kresha, Bebe Rexha.


Në fushën e aktrimit kemi aktoren e madhe Marjeta Ljarja dhe aktoren shumë të dashur për publikun Arjola Demirin. Po ashtu edhe Romeo dhe Donald Veshajn.

Në fushën e politikës përmendim Mimi Kodhelin të lindur nën shenjën e Virgjëreshës dhe ish-kryeministrin Fatos Nano.

Ndërsa moderatore kemi Rudina Magjistarin, e cila shpeshherë e ka përmendur faktin që i përket kësaj shenje pasi siç duket gjen veten te karakteristikat e saj. Por edhe Luana Vjollca gjithashtu e ka përmendur faktin që është shenja e virgjëreshës.

Në fushën e biznesit kemi Marcela Latin, një superdetajiste si ajo mund të sillte një koleksion këpucësh luksoze, i vetmi brand i tillë shqiptar.

Me famë botërore të lindur nën shenjën e Virgjëreshës kemi: Beyonce, Blake Lively, Cameron Diaz, Zendaya, Selma Hayek, Idris Elba, Pink, Princi Harry, Jason Derulo.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!
Intervista

Neraida Biçaku, juriste në profesion, ndërtuese urash në shpirt!

30/12/2025
Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!
Kryesore

Forcë, besim dhe 30 vite histori, Majlinda Manoku, gruaja pas një suksesi që zgjat!

27/12/2025
Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!
Kryesore

Nga ekrani në familje, Ueda dhe Arlindi rrëfejnë dashurinë!

23/12/2025
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!
Kryesore

Ekskluzive/ Mira Kazhani: Nga frika te drita, 2 nëntori që më ndryshoi jetën!

02/11/2025
Next Post
Një tjetër ndarje në showbiz! Merr fund martesa 3-vjeçare e çiftit të njohur

Një tjetër ndarje në showbiz! Merr fund martesa 3-vjeçare e çiftit të njohur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera