Prodhime televizive si Big Brother Vip, që vetëm që zgjasin shumë në kohë por dhe që kanë formulë tërheqëse, krijojnë zhurmë shumë të madhe e kështu ka ndodhur që në edicionon e parë, në Shqipëri po e po, por edhe në të gjitha vendet ku ky program realizohet. Kësaj here zhurma qe më e madhe sepse Big Brother ishte mes personazhesh të njohur. Por pati edhe ca nuanaca ndryshe përshpëritjesh. U krijuar një ide edhe e një “mini Big Brother” tjetër nëpër ambientet e brendshme produksionit, sepse në krye kësaj radhe ishin Sara dhe Lori Hoxha, vajzat e Dritan dhe Vjollca Hoxhës, të cilat gjithmonë janë quajtur trashëgimtaret e Top-it, por kjo ishte hera kur ato e përligjën tamam statusin trashëgimtare, të vendosura në krye të një produksioni të madh, në televizonin që ua lA la trashëgimi i ati, i konsideruar përherë si motori që vinte në lëvizje gjithë ingranazhet e një ekrani të madh. Sara dhe lori, me mbarimin me sukses të një sipërmarrjwje të madhe, të kënaqura dhe të vetëdijshme që njerëzit po ua vënë në dukje faktin që rikthyen frymën e Tanit, e thonë edhe vetë me zë të lartë.
E pyetur nga gazetarja, në festën e “Big Brother Vip” se si ndihet vetë Sara kur dëgjon se është rikthyer fryma e Tanit, babait të saj të ndjerë, ajo është përgjigjur: “Unë mendoj që fryma e Tanit ka qenë gjithmonë, fryma e Tanit jeton akoma tek të gjithë ne që punojmë në Top Channel. Thjesht ka ca shpërthime fryma e Tanit si puna e Big Brother dhe ndonjëherë vihet në dukje shumë.
Lori Hoxha ka pohuar para kamerave se ndihet shumë e lumtur dhe se destinacioni i radhës është vetëm lart e më lart në projektet pasardhëse./revistawho.com