Golat e Taulant Seferit në lojën e 12 tetorit e bënë atë të jetë në qendër të vëmendjes. Teksa të gjithë e postuan dhe e përgëzuan, ajo që ra në sy në profilin e tij, është mungesa e një partnereje, duke dalë në përfundimin se Seferi është beqar. Teksa këto lajme kanë qarkulluar këto ditë, Seferi ka bërë një lëvizje që na tregon se në fakt jo, nuk është beqar. Përmes një “Instastory” ku bën urim ditëlindjeje, ai rrëfen kështu që nuk është beqar.
“Gëzuar ditëlindjen njeriu më i bukur në jetën time. Të uroj më të mirat. Të dua shumë”, shkruan ai krahas një fotoje ku duken vetëm këmbët.









