Këngëtarja Taylor Swift dhe Drake kanë vendosur të bashkëpunojnë. 26 vjeçarja dhe reperi kanë kaluar shumë kohë së bashku ditët e fundit dhe burimet thonë se kjo ka ndodhur sepse ata janë duke punuar për një këngë të re së bashku. Përveç bashkëpunimit me Drake, mikesha e ngushtë e Taylor-it, Gigi zbuloi se Taylor është duke punuar edhe me albumin e ri.