Ato mund të jenë shoqe shumë të mira por kur bëhet fjalë për rrjetin social ‘Instagram’, Selena Gomez dhe Taylor Swift janë në një betejë të hapur. Ditën e hënë, Selena është kurorëzuar si mbrëtëresha më e re e ‘Instagramit’, duke lënë pas mikeshën e saj, e cila ishte më e ndjekura. Këngëtarja e hitit “Hands To Myself” tashmë ka arritur mbi 69.4 milionë ndjekës ndërsa Taylor Swift mbetet në vendin e dytë me 69.2 milionë ndjekës.