Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

03/03/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës!

Taylor Swift dhe Travis Kelce thuhet se po përgatiten për dasmën e tyre të mbushur me yje dhe të gjithë fansat e tyre nuk pushojnë së foluri për të. Fejesa e shpallur në gusht 2025 u prit si një kapitull i ri në një histori dashurie të ndjekur nga miliona, ndërsa çifti ka arritur ta mbajë marrëdhënien “private dhe të qetë edhe pas vëmendjes së madhe publike”.





Data që përflitet ka peshë simbolike për artisten. “Spekulimet zbuluan se dasma mund të zhvillohet më 13 qershor 2026, një datë që përputhet me numrin me fat të Swift prej kohësh, i cili është 13”. Për artisten, nr 13 nuk është rastësi, por një element identitar që ka shoqëruar karrierën e saj, duke i dhënë çdo vendimi një shtresë narrative personale.

Sa i përket skenografisë së ceremonisë, intimiteti duket prioritet. Nga burimet pranë çiftit thuhet se: “Travis dhe Taylor po shqyrtojnë mundësitë për të zhvilluar ceremoninë në Rhode Island dhe Tennessee, me zëra për një ceremoni private në ishull për ta mbajtur ngjarjen më private”.


 

Edhe lista e të ftuarve pritet të jetë një paradë emrash të mëdhenj. “Krijuesja e hitit ‘Opalite’ pritet të ketë shoqet e saj më të ngushta si shoqëruese të nuses, përfshirë Selena Gomez, Gigi Hadid, Blake Lively, Sophie Turner dhe shoqja e saj e fëmijërisë, Abigail Anderson, të cilat ka të ngjarë të jenë të gjitha pjesë e dasmës. Ndërkohë, personazhet e famshëm tashmë po flasin për ditën e madhe, pasi “Kendall Jenner pritet të jetë e pranishme, ndërsa Kim Kardashian mund të mos jetë e ftuar për të shmangur ndonjë dramë të vjetër”.

 

Nëse kjo ceremoni realizohet sipas këtyre planeve, ajo nuk do të jetë vetëm një martesë por një moment kulturor global, ku pop-i, sporti dhe fama do të ndërthuren në një kurorëzim dashurie.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!
Breaking News

Nga Hailey? Jo, urimin më bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma!

03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…
Breaking News

Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar…

03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!
Breaking News

“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin!

03/03/2026
Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!
Breaking News

Nga Super Bowl te shkretëtira: Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton nuk fshihen më!

02/03/2026
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera