Publikimi i albumit të ri të Taylor Swift ka ringjallur interesin për grindjen mes këngëtares dhe Kim Kardashian. Swift i befasoi fansat e saj më 19 prill me publikimin e një albumi të dyfishtë dhe një këngë tërhoqi vëmendjen e fansave në veçanti dhe ngriti spekulime se ndoshta i referohet Kim Kardashian.
Në “ThanK you aIMee”, quhet kënga e Sëift dhe titulli me shkronjat e mëdha (KIM), i shtynë fansat të mendojnë se kënga është për Kim Kardashian.
Kim nga ana tjetër i ka habitur të gjithë pasi e ka marrë me shumë sportivitet dhe nuk e ka vazhduar sherrin mes tyre.
Një burim tha për PEOPLE se Kim e ka kapërcyer sherrin mes tyre dhe mendon që Taylor duhet të vazhdojë përpara.
“Kim nuk e kupton pse Taylor vazhdon ta ngrejë atë”, thotë burimi. “Kanë kaluar vite.”