Tayna është prurja më e re në industrinë e muzikës. Bashkëpunimi me Don Phenom i krijoi një famë të menjëhershme duke zënë një vend të mirë në top listat muzikore shqiptare. Sigurisht me famën erdhën edhe fjalët që lidheshin me jetën e saj personale. Këngëtarja shpesh herë është akuzuar për ndërhyrje estetike dhe nëpërmjet deklaratave dhe videove të ndryshme Tayna është përpjekur të hedhë poshtë të gjitha fjalët.
Por nëpërmjet një fotoje të publikuar nga “Opinion.al” vihen re qartë ndërhyrjet në fytyrë. Në një foto të viteve më parë, kur këngëtarja ishte ende shumë natyrale, ajo shfaqet me flokë të zbardhura dhe buzë të holla. Nuk mund të themi nëse është efekti i ‘make up-it’ apo i operacioneve./revistawho.com