Këto ditë reperja e njohur kosovare, Tayna ka vendosur t’i kalojë në Tiranë. Në një prej postimeve në ‘Instastory’ 23-vjeçarja ka treguar se sa shumë e vlerëson kulinarinë shqiptare.
“Restorantet shqiptare dhe ushqimet shqiptare më të mirat në botë. Thashë çfarë thashë”, ka shkruar Tayna krah postimit në llogarinë e saj, pas të cilës ka treguar se ka vizituar dhe malin e Dajtit.
Reperja ndodhet këto ditë në shoqërinë e mikes së saj, Kejvina Kthella dhe nuk kq zbuluar ende se cila arsye e ka sjellë në kryeqytet./revistawho.com









