Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Nuk ka marrëdhënie korrekte me gruan”, komenti i Selin për Mirin trazon shtëpinë dhe rrjetin! 23/02/2026
“Ka qenë lojë”, Keijsi habit me deklaratën për Inën, por e vërteta… 22/02/2026
“Vetëm unë s’e dija”, Bebe Rexha: Ish-partneri im ishte homoseksual! 22/02/2026
Albano Bogdo rikthehet te polemika me Beatrix Ramosaj: U keqinterpretua, i kërkoj falje njerëzore! 22/02/2026
Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare! 21/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Të bëhesh i njohur pa ardhur në jetë akoma, fëmijët e personazheve VIP që kanë patur këtë fat

12/12/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Të bëhesh i njohur pa ardhur në jetë akoma, fëmijët e personazheve VIP që kanë patur këtë fat

Fëmijët e personazheve të njohur ndonjëherë marrin më shumë vëmendje se sa vetë prindërit e tyre. Përveç arsyes që një pjesë e madhe e njerëzve janë shumë kurioz për jetën private të një personi VIP, gjithmonë fëmijët rrëmbejnë zemrat e publikut. Megjithatë ka dhe shumë raste kur këta vogëlushë, janë bërë shumë të njohur për publikun pa ardhur akoma në jetë. Është përfolur gjatë për shtatzënitë e nënave të tyre dhe për këtë arsye edhe publiku ka qenë shumë i interesuar për ta.





Për disa javë në media qarkulloi lajmi se Nora Istrefi do të bëhej nënë, por këngëtarja nuk e pranoi. Më pas në një puntatë të ‘Dance With Me’, ku ajo ishte pjesëmarrëse, në fund të kërcimit Nora deklaroi se do të bëhej nënë dhe duhej të linte konkurrimin përgjysmë.


Deri në momentin që vogëlushja Renee erdhi në jetë, këngëtarja u komentua shumë gjatë në periudhën e shtatzënisë dhe sigurisht që vëmendje mori edhe vajza. Tashmë Renee është një personazh shumë i njohur njësoj si mami dhe babi dhe mund të themi se ka po aq fansa sa ata.

Këngëtarja Tuna e pranoi shtatzëninë e saj gjatë pjesëmarrjes në ‘Kënga Magjike’. Ajo tregoi edhe se babi i fëmijës ishte Patris Berisha, ndërsa gjininë e mbajti të fshehtë.

Duke qenë se ishte shtatzënia e saj e parë, të gjithë ishin kurioz të mësonin diçka më shumë për pritjen e ëmbël. Sot Tiani është gjithashtu shumë i famshëm dhe mami Tuna nuk ngurron që në rrjete sociale të publikojë shpesh foto apo momente të ndryshme gjatë ditës me të.

Pavarësisht se ish-partnerja e Majk, Majlinda Zeka deklaroi në rrjete sociale se ishte shtatzënë, reperi nuk e konfirmoi lajmin. Kjo bëri shumë bujë gjatë asaj kohe në media dhe shpesh u hodhën akuza ndaj Majk se shtatzënia e Majlindës ishte arsyeja e ndarjes mes tyre. Megjithatë në momentin që i vogli Roan lindi, sigurisht që Majk pranoi gjithçka, sepse nuk mund të fshihte lumturinë e tij. Roan është bërë një personazh shumë i njohur në rrjete sociale dhe madje ka një llogari në ‘Instagram’.

Adelina Tahiri vitet e fundit është përfolur shumë për jetën private. U diskutua gjatë martesa e saj me avokatin maqedonas, Serjoza Markov dhe më pas edhe shtatzënia e saj. Adelina e mbajti gjithçka të fshehtë për një kohë e më pas në rrjete sociale doli hapur. Gjatë këtij momenti, sigurisht që fëmija akoma pa lindur mori famë dhe më pas akoma dhe më shumë kur këngëtarja u shfaq në një emision të ‘Prive’.

Adelina zbuloi shumëçka për jetën e saj private dhe gjininë e emrin e fëmijës, Jon. Vogëlushi sot është shumë i vogël, megjithatë edhe ai sot numëron plot 14 mijë ndjekës në profilin e tij në ‘Instagram’.

Vogëlushi London Noor është bërë i njohur që në kohën që ishte në barkun e mami Sarës. Fakti që moderatori i njohur, Ledion Liço dhe trashëgimtarja e ‘Top Channel’ do të bëheshin prindër për herë të parë tërhoqi shumë vëmendje. Në çdo moment që Sara publikonte një fotografi gjatë shtatzënisë të gjithë dëshironin të zbulonin diçka.

Sot London është gjithashtu një nga fëmijët më të njohur në rrjete sociale dhe me siguri edhe fansat e tij janë të shumtë. /revistawho.com

Tags: Femijei famsemi njohurpersonazhe vip
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Nuk ka marrëdhënie korrekte me gruan”, komenti i Selin  për Mirin trazon shtëpinë dhe rrjetin!
Breaking News

“Nuk ka marrëdhënie korrekte me gruan”, komenti i Selin për Mirin trazon shtëpinë dhe rrjetin!

23/02/2026
“Ka qenë lojë”, Keijsi habit me deklaratën për Inën, por e vërteta…
Breaking News

“Ka qenë lojë”, Keijsi habit me deklaratën për Inën, por e vërteta…

22/02/2026
Bebe Rexha hap “aplikimet” për partner dhe kriteret e saj (nuk) na habitën!
Breaking News

“Vetëm unë s’e dija”, Bebe Rexha: Ish-partneri im ishte homoseksual!

22/02/2026
Albano Bogdo rikthehet te polemika me Beatrix Ramosaj: U keqinterpretua, i kërkoj falje njerëzore!
Breaking News

Albano Bogdo rikthehet te polemika me Beatrix Ramosaj: U keqinterpretua, i kërkoj falje njerëzore!

22/02/2026
Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare!
Breaking News

Techno me zemër shqiptare, vajza që po elektrizon skenat ndërkombëtare!

21/02/2026
Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos!
Breaking News

Partnerja “sekrete” që i rrëmbeu zemrën Getinjos!

21/02/2026
Next Post
Mimoza Shkodra nuse dhe Adrian Gaxha dhëndër, çfarë po ndodh me dyshen e njohur?

Mimoza Shkodra nuse dhe Adrian Gaxha dhëndër, çfarë po ndodh me dyshen e njohur?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera