Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj! 24/02/2026
”Ish-i më tradhtoi me një koleg”, Gimbo zbulon një detaj nga e kaluara e tij! 24/02/2026
Heidi Baci i tha 5 banorët që sheh si finalistë të “BBVA5”! 24/02/2026
Boarding Bridge × Quintessentially, partneriteti që i jep vlerë edukimit/ Erion Kosovrasti: Ekselenca nuk improvizohet, ajo projektohet me kujdes! 24/02/2026
Selin mes lotësh, rrëfen historinë e vëllait: Nuk flija dot sepse… 24/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Të brendshme të reja? Flasin mikrobiologët: Ja ç’duhet të bëni me çdo kusht!

22/05/2017
in Jetë, Këshilla
Reading Time: 2 mins read
A A
Të brendshme të reja? Flasin mikrobiologët: Ja ç’duhet të bëni me çdo kusht!

Pyetjes nëse duhen pastruar të brendshmet para se t’i vishni, dhe sapo i keni blerë, profesori i mikrobiologjisë nga New York University School of Medicine, Philip M. Tierno, ka tri përgjigje: po, po dhe po!





Femrat kanë tendencë t’i provojnë madje edhe brekët në dyqan para se të vendosin t’i blejnë. Kjo do të thotë se ato brekë që i keni blerë sigurisht i ka provuar tashmë dikush tjetër para jush dhe se të brendshmet kanë ardhur në kontakt të drejtpërdrejtë me pjesët intime.

Edhe sikur ato brekë të mos i ketë provuar askush, mendoni vetëm se sa duar i kanë prekur nga prodhuesi, shitësi që i ka ekspozuar apo blerësit e tjerë të mundshëm të cilët i kanë shikuar dhe prekur me duar, shkruan “Telegrafi”.

Pikërisht kjo është arsyeja se pse në to mund të ketë baktere siç janë stafilokoku ose norovirusi, të cilat shkaktojnë grip të stomakut, dhe mund t’i bartin personat të cilët, edhe pse nuk i ndjejnë më problemet shëndetësore tashmë dy ditë dhe kanë dalë në shoping, ende mund të jenë bartës.


Bakteret mund të jetojnë në pambuk nga disa minuta deri në gjashtë muaj në qoftë se bëhet fjalë për stafilokokun.

Është gjithashtu e rëndësishme që të brendshmet t’i pastroni me qëllim të largimit të mijëra kimikateve të përdorura në prodhimin e tekstilit. Pambuku ende spërkatet në fusha me pesticide, kështu që ato arrijnë edhe në pëlhurë.

Pambuku shpesh bashkohet me fibra sintetike si akriliku, poliesteri dhe spandeksi për të cilat nevojiten rreth 8.000 kimikate për t’i prodhuar. Kur prodhohet një pjesë e veshjeve, është e mundur që të spërkatet me kërpudhavrasës (fungacid) për ta parandaluar rritjen e kërpudhave gjatë transportit, dhe shpesh përdoren edhe substanca për fiksimin e ngjyrës që pëlhurat të mos zbehen.

Pëlhurat shpesh trajtohen me preparate kundër njollave dhe preparate kundër djegies, aty janë edhe zbutësit dhe preparatet kundër rrudhosjes. Secila nga këto kimikate mund të shkaktojë kruarje, dermatit kontaktues dhe ënjtje, si dhe probleme të tjera në zonën gjenitale.

Efektet negative të të brendshmeve nuk janë aq të shpeshta, por nëse kjo ndodh, trajtimi mund të jetë i gjatë. Prandaj, bëni pak përpjekje dhe pastroni brekët para se t’i vishni për herë të parë sepse do të ndiheni më rehatshëm dhe më sigurt. Nuk është keq madje t’i pastroni dy herë para se t’i përdorni.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Next Post
Më në fund, këngëtarja shqiptare i lë mënjanë të gjitha dhe zbulon dashurinë

Më në fund, këngëtarja shqiptare i lë mënjanë të gjitha dhe zbulon dashurinë








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera