Në një nga ato momente që dalin përtej lojës dhe prekin drejtpërdrejt emocionin, Selin u surprizua nga një mesazh i DJ Gimbo-s në “Big Love”, duke rikthyer në vëmendje një lidhje që duket se nuk është shuar kurrë plotësisht. Mes një realiteti ku strategjitë dominojnë, ky moment solli një frymë ndjenje, duke e zhvendosur vëmendjen nga loja te zemra.
“Qika jeme e vogël pink… je tu i kall krejt. Seriozisht po më le pa fjalë. Po ta them drejt, malli për ty më ka marrë shumë saqë edhe kafja s’po ma heq gjumin pa txpa në tv. Ne këtu jashtë jemi mbështetësit e tu numër 1, tu t’bo tifo si finalja e superkupës… tfala shumë nga Babi Toni, Jasi, Joni dhe Agnesa dhe prej krejt familjes tem. Krejt po krenohen me ty. Vazhdo kështu se jo veç loja por edhe zemra jote po na fiton çdo ditë, edhe mua pak më shumë. Të dua shumë dhe mos u mërzit”, ishte mesazhi i plotë i DJ Gimbo-s, një deklaratë e drejtpërdrejtë dashurie dhe mbështetjeje që nuk la vend për interpretime.
Reagimi i Selin nga ana tjetër, ishte i shkurtër, por po aq i fortë në peshë emocionale: “DJ Gimbo të dua shumë. Je zemra ime”, u shpreh ajo, duke konfirmuar se ndjenja mbetet reciproke.









