Dëshira për të qenë prind është ndjesia më e bukur në botë, por ka edhe nga ata që për shkaqe fizike apo zgjedhje personale nuk mund të sjellin në jetë një fëmijë.
Pothuajse në të gjithë botën, tashmë po aplikohet një metodë e quajtur “surrogacy”, ku embrioni i ngjizur në laborator transferohet në mitrën e një gruaje tjetër (surrogate), e cila e mban atë 9 muajt e shtatzënisë.
Kjo proçedurë e cila në shumë vende të botës lejohet me ligj është përqafuar nga shumë personazhe të famshëm botërorë të cilët falë saj kanë krijuar familjen e shumëdëshiruar.
Nate Berkus and Jeremiah Brent
Çifti e publikoi lajmin e zgjerimit të familjes në Facebook. “Nuk mund të themi më shumë, falenderojmë surrogaton dhe ata që na mbështetën, ne zyrtarisht do të jemi një familje në pranëverën e 2015-ës!”- shkroi çifti. Ata tashmë janë prindër të një vajze, Poppy Brent-Berkus.
Kim Kardashian and Kanye West
Ylli i “Keeping Up With the Kardashians” dhe bashkëshorti i saj në janar të 2018 do të bëhen prindër për herë të tretë nga një nënë surrogato. Çifti e mori këtë vendim pasi mjekët ja ndaluan Kim një shtatzëni të tretë, e cila do të ishte fatale për jetën e saj. Aktualisht janë prindër të dy fëmijëve djali Saint dhe vajza North.
Jimmy Fallon and Nancy Juvonen
Prezantuesi i talk show-ut të orëve të vona dhe bashkëshortja e tij kanë dy fëmijë nga metoda surrogato . Vajza e tyre e parë Winnie, erdhi në jetë në 2013-ën ndërsa vajza e dytë Frances, në 2014. “Bashkëshortja ime dhe unë u përpoqëm për një kohë të gjatë të bëheshim me fëmijë. Ne provuam shumë gjëra, por vendosëm për një surrogato”- tha Fallon, në gusht të 2013, në një intervistë për ”Today”.
Nicole Kidman and Keith Urban
Aktorja dhe bashkëshorti i saj në dhjetor të 2010-ës sollën në jetë vajzën e tyre të dytë, Faith Margaret, nga një nënë surrogato. “Ajo ishte një grua e mrekullueshme që e bëri këtë gjë për ne”- u shpreh Kidman në atë periudhë për gruan që mbajti në bark fëmijën e tyre.
Tyra Banks
Super modelja në janar të 2016 u bë nënë e një djali që Tyra e quajti ”fëmija mrekulli”. “Duam të falenderojmë ëngjëllin që mbajti djalin tonë dhe e solli atë në jetë për ne. Lutemi për të gjithë ata që po përpiqen ta arrijnë këtë”- shkruajti ajo në një foto që publikoi me djalin e saj.
Giuliana dhe Bill Rancic
Pas shumë përpjekjeve të dështuara me fertilizim invitro ( IVF) bashkëshorti i saj shpërndau lajmin e gëzueshëm se vendosën të përdornin një surrogate për të mbajtur femijën e tyre. “Fëmija gjenetikisht është 100 % yni. Është embrioni ynë” – tha Bill për Us Weekly në atë kohë.
Elizabeth Banks dhe Max Handelman
Aktorja e “The Hunger Games” dhe bashkëshorti i saj kanë sjell në jetë dy fëmijët e tyre, Magnus and Felix, nëpërmjet kësaj procedure. “Ishte një çështje mitre për mua. Mitra nuk implantohet. Është një hap shumë i madh që hodha, duke ftuar këtë person në jeten time për të bërë një gjë kaq të rëndësishme dhe të mrekullueshme. Surrogato jonë është e mrekullueshme , ajo është ende në jetën tonë dhe është si një teze.”- shpjegon aktorja./revistawho.com