Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë! 17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës 17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj! 17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu… 17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham! 17/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Të famshmit që kanë rënë pre e vjedhjeve ndër vite

22/10/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Të famshmit që kanë rënë pre e vjedhjeve ndër vite

Paris Hilton at a public appearance for Oxygen Network Upfront Presentation, Gotham Hall, New York, NY April 4, 2011. Photo By: Gregorio T. Binuya/Everett Collection Original Filename: 1104A03_XX033_H.jpg


Yjet e famshëm sikurse Kim Kardashian shpesh janë shënjestër e hajdutëve të cilët kryesisht nga vilat e tyre marrin stoli. Dhe besoni apo jo, plaçkitësit rrallëherë hasin në dyer të mbyllura. Por, nuk është vetëm Kimi ajo që ka përjetuar tmerrin e plaçkitjes javë më parë. Edhe motra e saj Kourtney Kardashian gjithashtu ishte viktimë e plaçkitjes.





hajdutët kishin hyrë në vilën e saj në vitin 2009, ku kishin vjedhur një orë dore Cartier në vlerë 30 mijë dollarë dhe një orë tjetër Rolex dhe stoli tjera në vlerë dhjetëra mijëra dollarë. Viktimë ishte edhe Paris Hilton.

Ajo ishte viktima e parë e bandës ‘Bling Ring’, e cila plaçkiste të famshmit në Kaliforni. Çelësin e vilës së saj e kishin gjetur nën tepihun para dere, por dyert edhe ashtu nuk ishin të mbyllura. Ajo është plaçkitur pesë herë, ndërsa i kanë vjedhur para të gatshme, stoli dhe rroba në vlerë 2 milionë dollarë. Në vilën e aktores së famshme Susan Sarandon, hajni kishte hyrë përmes derës së hapur të ballkonit.
Ai i kishte vjedhur një kamerë, një laptop dhe stoli të çmueshme.


Mbretëreshën Elizabeta II në një mëngjes të vitit 1982, e kishte zgjuar ‘një ekspert’ për arka dhe rrymë Michael Fagan, i cili kishte hyrë vjedhurazi në pallatin Buckingham. Fagan kishte ngrënë djathë dhe krikerë, kishte pirë verë të shtrenjtë dhe kishte fjetur në fronin e mbretëreshës dhe më pas kishte hyrë në dhomën e saj, por nuk kishte arritur të vjedhë asgjë, pasi ishte kapur. Në vitin 2010, hajnat kishin hyrë në shtëpinë e supermodeles Kate Moss në Londër.

Asaj i kanë vjedhur vepra artistike në vlerë 115 mijë dollarë, përfshirë edhe portretin e saj të cilin e kishte punuar Banksy. Dy plaçkitës kishin hyrë në shtëpinë e Miley Cyrus ku i kishin vjedhur stoli dhe pastaj kishin ikur me veturën e saj luksoze Masserati. Policia kishte zbuluar se një femër dhe një mashkull kishin kapërcyer gardhin dhe në shtëpinë e Miley-it kishin hyrë përmes garazhit. /Zeri/

Tags: pre e vjedhjevete famshmit
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!
Breaking News

Nga fundi me Totti-n te një fillim i ri: Ilary Blasi fejohet në qytetin e dashurisë!

17/02/2026
Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës
Breaking News

Angelina Jolie dhe kapitulli i ri përtej Amerikës

17/02/2026
North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!
Breaking News

North West, vajza 12 vjeçare e Kim Kardashian gati për fronin e saj!

17/02/2026
”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…
Breaking News

”Betejë që shkon përtej çmimit”, Miri hap zemrën: Kam një arsye të fortë që rri këtu…

17/02/2026
Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!
Breaking News

Dedikimi i motrës për Brooklyn ndez shpresat për pajtim në familjen Beckham!

17/02/2026
Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…
Breaking News

Fotoja me Gjestin gjatë funeralit të vëllait të tij, Egli: Atë ditë vdiq dhe njerëzimi…

16/02/2026
Next Post
Durrës/ Studentja akuzoi 25 vjeçarin për përdhunim, por mjekët vërtetuan të kundërtën

Durrës/ Studentja akuzoi 25 vjeçarin për përdhunim, por mjekët vërtetuan të kundërtën








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera