• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Të ftuarit e privilegjuar në dasmën e Sarës dhe Ledionit, ja detajet e pazbuluara më parë

Dasma e Sara Hoxhës dhe Ledion Liços ka qenë një nga eventet më të rëndësishme të javëve të fundit dhe të gjithë janë bërë kuriozë të zbulojnë çdo detaj nga ceremonia e mbajtur në Como të Italisë. Pavarësisht se ishte menduar si një event shumë privat, pak nga pak zbuluam të gjithë personazhet e njohur që ishin të ftuar në ditën më të lumtur të Sarës dhe Ledionit.

Megjithatë duket se ende kanë mbetur shumë gjëra të padëgjuara më parë nga dasma. ‘IconStyle’ ka zbuluar disa detaje shumë interesante dhe mund të themi se të ftuarit në dasmë kanë qenë vërtet të privilegjuar. Sara dhe Ledioni janë kujdesur që çdo gjë të shkonte siç duhej dhe të gjithë ta mbeteshin të kënaqur. Nga burimet e ‘IconStyle’ është mësuar se të ftuarit kanë paguar vetëm biletën e avionit dhe më pas për gjithçka tjetër kanë menduar organizatorët e dasmës. Për më tepër të ftuarit kanë marrë dhe një pako dhuratë, brenda së cilës kishte çdo gjë që mund t’u nevojitej duke filluar nga qetësuesit për dhimbjen e kokës dhe deri tek prezervativët. Gjithashtu ambientet ku kanë qëndruar të ftuarit ishin të ndarë në dy pjesë. Një ambient me muzikë të lartë, ku të gjithë mund të kërcenin dhe një tjetër më i qetë, në të cilin të ftuarit mund të relaksohehsin dhe të bisedonin me njëri-tjetrin. Me siguri të gjithë të ftuarit do ta mbajnë mend gjatë si një nga ceremonitë më të bukura martesore. /revistawho.com