Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Mbreti Charles mbaka një kujtim të veçantë nga Meghan Markle! 12/12/2025
Renato Mekolli zbarkon në Miami: Shefi shqiptar që po i jep tjetër shije Ritz-Carlton-it 11/12/2025
Loredana e ndiqka “BBVK” dhe nuk mund të rrinte pa e bërë këtë koment!  11/12/2025
Shqiptarja që u shpall Miss Finlanda humbet kurorën, shkak fotoja skandaloze në Snapchat 11/12/2025
Gruaja serbe publikon foton e radhës: Cila është marrdhënia e saj me banorin e BBVK? 11/12/2025
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Të gjitha blerjet e sezonit, vijnë nga ky ekran… Si u shndërrua “InTv” në televizionin e yjeve të rinj?

04/09/2017
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Të gjitha blerjet e sezonit, vijnë nga ky ekran… Si u shndërrua “InTv” në televizionin e yjeve të rinj?

“InTv” (dikur “Mad”), hyri në tregun mediatik shqiptar me një vizion dhe target të qartë. Do të ishte (dhe është) televizioni i të rinjve, ndaj dhe e gjithë gama e programacionit i është dedikuar atyre. Si rrallë herë ndodh, ky televizion zgjodhi që të kishte në bordin e tij, fytyra krejtësisht të reja për ekranin, të cilat me kalimin e kohës u kthyen në shumë të pëlqyer për shikuesit. Dhe ja ku vjen dita, që ata e braktisin televizionin që i rriti për të ndjekur karrierën në ekrane më të mëdha, me më shumë autoritet dhe audiencë… Në fakt shfrytëzimi i figurave të krijuara nga “InTv” ka nisur më herët sesa këtë fundsezoni, ku lajmet për largimet nga ky ekran ishin të shumta.





I para që zgjodhi të bëjë pjesë të spektaklit të tij “Kënga Magjike” prezantuesit e këtij televizioni ishte Ardit Gjebrea. Më pas ajo që bëri pjesë të show-t të saj imazhet e “InTv”, ishte producentja e “Dancing With The Stars”, Holta Dulaku, e cila i propozoi dyshes Mateo-Rudi të “3jat” të drejtonin bashkë me Amin, spektaklin më të ndjekur të vallëzimit, pa u shkëputur nga ekrani ku shfaqeshin çdo natë. Pas tyre, ishte sërish “Vizion Plus” që rrëmbeu nga “Geek Room” në “InTv”, bukuroshen që mban titullin “Miss Shqipëria”, Nevina Shtyllën, për të drejtuar programin “Next”. Aktualisht Nevina pas sezonit veror si drejtuese e “Maratonës” është konfirmuar si moderatore në programin “Jo Vetëm Modë” në “Tv Klan”. Bashkë me të, televizionit “Klan” i është bashkuar dhe Arjola Shehu, drejtuese e disa rubrikave dhe formateve në “InTv”, së fundmi e “Tek Unë”, ku spikati veçanërisht për të ftuarit. Shehu do të drejtojë në sezonin e ri programin e mesditës në këtë kanal. Por “InTv” ishte gjithashtu trampolina për të mbërritur në “Top Channel” e Kelvi Kadillit. Drejtuesi i “Gossip Tv” do të shfaqet në këtë sezon të ri si moderator i programit “Select”. “InTv”-së do t’i mungojë në këtë sezon edhe Rudi Hizmo, i cili nuk do të jetë më bashkëdrejtues i “3jat”, ndonëse pak dihet mbi angazhimin e në ekran, mësohet se ai do të vijojë të jetë zëri zyrtar i “Vizion Plus”. Kështu pritet që sezoni i ri të nisë në “InTv” me Fatmën e “FunDay”, një nga imazhet më identifikuese të këtij televizioni, me Mateon, Sarën, Nikon, Indritin e Alfion dhe kushedi se me çfarë surprizash. Do të na duhet të presim edhe pak për t’i mësuar dhe jemi të bindur që do të surprizohemi, sepse “InTv” është kthyer tashmë në ekranin zbulues të talenteve të reja të televizionit. / revistawho.com


Tags: FiguratIn TvLargimetmoderatorepersonazheprezantuesprezantuesitrevista whoTVVIPWhoWho Albania
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident
Pa kategori

“Shkova deri te Zoti…”, ish-banorja e BBV pëson aksident

28/10/2025
Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!
Pa kategori

Ish-burri shpërthen kundër Jennifer Lopez: Mjaft u viktimizove, problemi je ti!

20/10/2025
Next Post
Një poster i madh i çiftit, ja si priten të ftuarit në dasmën e Xhensilës dhe Besit

Një poster i madh i çiftit, ja si priten të ftuarit në dasmën e Xhensilës dhe Besit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera