Ju ka ndodhur ndonjëherë të qani dhe të fotografoni veten? Keni guxuar ta fotografoni veten edhe kur nuk keni pasur pikën e ‘makeup-it’ në fytyrë? Nëse po përpiqeni të gjeni përgjigjen e këtyre pyetjeve, ne ju tregojmë se të paktën Elita Rudi i ka bërë të gjitha këto. Madje moderatorja as nuk ka hezituar t’i ndajë me ndjekësit. Elita nuk e ka kursyer as foton e pashaportës, të cilën të gjithë kujdesemi ta fshehim mirë. Me këto momente të mira apo më pak të mira, Elita Rudi sapo i vërtetoi të gjithëve se është një vajzë pa komplekse./revistawho.com









