Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën? 13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij 13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin 13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime 13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin! 13/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Të gjitha herët kur Alban Skënderaj i tha “Të dua” Miriamit, por ne nuk e kuptuam…

20/11/2018
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
Të gjitha herët kur Alban Skënderaj i tha “Të dua” Miriamit, por ne nuk e kuptuam…

Alban Skënderaj është një ndër artistët më të dashur në muzikën shqiptare prej vitesh. Çdo festival në të cilin ai merr pjesë është e sigurt që do të shpallet fitues. Këngët e tij kthehen në mënyrë të menjëhershme në hite dhe për këtë nuk kemi dyshim. Prej më shumë se një dekade, Albani duket se ia ka dorëzuar zemrën, këngëtares simpatike Miriam Cani, me të cilën ka dhe një vajzë, të quajtur Ameli. Megjithatë Skënderaj vazhdon të pëlqehet nga publiku femëror në të njëjtën mënyrë si kur doli në fillim në ‘Top Fest 2’ me “Vetëm Ty”. Është po aq romantik sa dikur dhe këtë e tregon me anë të teksteve që shkruan. RevistaWho.Com ju kujton sot disa nga këngët ku Alban Skënderaj i tha Miriamit “Të dua”, por që ne nuk e kuptuam . Eh sa vajza do të dëshironin diçka të tillë…





“Një herë në jetë”: Atëherë kur të gjitha vajzat ëndërronin një lidhje me Albanin “flokëgjatë”, ai vendos t’i surprizojë, duke u shfaqur në një klip me të dashurën e tij. “Një herë në jetë” ishte hera e parë ku çifti shfaqeshin bashkë dhe pranonin lidhjen e tyre. Albani në të atë kohë i thoshte Miriamit: “Je ajo që vjen një herë në jetë, sa dua të t’dua”.

“Mirëmëngjes”: “Më jep një kafe të lutem një dopio Express”. E kush nuk do t’ia jepte Albanit një kafe? Por ne më kot lodhemi, ai ia kërkon vajzës që i ka rrëmbyer zemrën. “Të harrohem me të e të bëhemi një” i drejtohet këngëtari Miriamit. Çfarë dëshirash!! Tashmë duket qartë që i kanë realizuar.


“Nëse thua po”: Ishujt Maldive, nën det, parajsë tokësore, fjalë të bukura, propozim, të gjitha këto nuk do të mjaftonin për ta bërë të lumtur Miriamin. Por për ta mbyllur duhej dhe një klip, që të gjitha vajzat të bëheshin “xheloze”, se pse nuk kishin marrë kurrë një surprizë të tillë. Ehhh, le të vazhdojmë të ëndërrojmë, ndërkohë që “Ajo tha po”.

“Let me die with you”: Dueti i parë mes çiftit Skënderaj-Cani, ku të gjithë adhuruan pasionin dhe romancën që ata gëzonin do të ishte “Let me die with you” . “Lërmë të digjem në flakët e zjarrit që ndezëm të dy”, i thoshte dhe këtë herë Albani të dashurës së tij. Ata ndërkohë vazhdojnë të digjen në këtë zjarr. Këtë e tregojnë vitet e shumta që vazhdojnë të jenë bashkë.

“Unë dhe ti”: Më thoni një dasmë ku keni shkuar dhe çifti nuk ka kerkuar të vendoset kjo këngë?. “Unë dhe ti” u bë hiti i pavdekshëm i dashurisë. Sa reale dhe platonike duket kjo këngë, aq më e bukur bëhet kur kupton që është dedikim i vërtetë ndaj njeriut të zemrës. “Unë dhe ti, që ndamë dhe të fundit kafshatë, duke thënë sesa jemi me fat, sa njeri – tjetrin të kemi për krahë në cdo natë”. Lum ti Miriam çfarë fjalësh dëgjon!!

“Engjëll”: Dhe për t’i vendosur vulën këngëve, ku Miriamit i thanë “Të dua”, kemi përzgjedhur “Engjëllin”. Nga fillimi deri në fund të klipit, çifti shfaqen bashkë dhe brenda tekstit thuhet fare qartë, se çdo hit i tij i dedikohet të dashurës që ka zgjedhur të ndajë jetën. “Engjëll, ndoshta tani më kupton, kur të thoja me ty lërmë të vdes, kur provoja të them mirëmëngjes. Engjëll më beso, gjithmonë ke qënë ajo”…

Tags: alban skenderajdedikimeKengemiriam caniromantikTe dua
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?
Breaking News

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?

13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij
Breaking News

BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij

13/01/2026
“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin
Breaking News

“Akoma mendoj se…”/Menaxheri rrëfen prapaskenat e BBV: Ja çfarë kishim përgatitur për Shpatin

13/01/2026
“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime
Breaking News

“Ti mohon babain tënd…”/Përplasja Ina–Stelina shpërthen në akuza dhe ofendime

13/01/2026
E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!
Breaking News

E dashuruar? Jo vetëm kaq, Rina Balaj paska shumë për të thënë për partnerin!

13/01/2026
Blero thotë “po” për herë të tretë!
Breaking News

Blero thotë “po” për herë të tretë!

12/01/2026
Next Post
Pasi videoja e saj bëri xhiron e rrjetit, moderatorja tregon çfarë shkaktoi të qeshurat

Pasi videoja e saj bëri xhiron e rrjetit, moderatorja tregon çfarë shkaktoi të qeshurat








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera