Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5! 02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…” 02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri 02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin 02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël! 01/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Të gjitha herët kur Alban Skënderaj shfaqi një tjetër anë të reperëve shqiptarë

14/06/2019
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
Të gjitha herët kur Alban Skënderaj shfaqi një tjetër anë të reperëve shqiptarë

Jo të gjithë njerëzit mund të gjejnë veten në çdo këngë të një artisti, prandaj puna më e madhe e një këngëtari është që të arrijë këtë gjë. Në Shqipëri ka shumë artistë që e kanë arritur, por ndoshta Alban Skënderaj është ndër të paktët që në çdo këngë ka mundur të hyjë në zemrat e çdokujt. Albani numëron në repertorin e tij muzikor me dhjetëra këngë, të gjitha shumë të preferuara për tekstet dhe mesazhet e bukura që përcjellin. Përveçse ka këngë të tij shumë të suksesshme, Albani ka realizuar edhe disa bashkëpunime po kaq të suksesshme. Skënderaj ka një sërë këngësh duet me partneren e tij, Miriamin, por ne kemi vënë re se pjesa më e madhe e tyre janë bashkëpunime me reperë të njohur shqiptarë. Askush nuk e mendonte se një reper dhe një këngëtar i shquar për balada mund të bashkoheshin aq mirë në një këngë, por Albani dhe të gjithë bashkëpunëtorët e tij na e vërtetuan se kjo gjë është e mundur. Madje me këto raste kemi parë se reperët kanë nxjerrë në pah një tjetër anë të tyre, larg atij etiketimit si ‘bad boys’.





Alban Skënderaj dhe Capital T

Në vitin 2013-të dy artistët realizuan bashkëpunimin e tyre të parë, “Një ëndërr” që rezultoi një sukses i vërtetë. Kjo ishte hera e parë që Albani vinte në bashkëpunim me një reper, që kishte arritur të krijonte një emër në këtë zhanër muzikor. Kënga përcillte një mesazh shumë të fuqishëm dhe prandaj u prit mirë nga ana e publikut në gjithë trojet shqiptare.


Alban Skënderaj dhe Dr.Mic

Në po të njëjtin vit Skënderaj publikoi një tjetër këngë në bashkëpunim me një reper. Këtë herë bëhej fjalë për Dr.Mic, ose siç sot e njohim të gjithë si Majk i ‘Babastars’. “Mrekullia e 8’ nxori në pah një pjesë shumë romantike të Majk, duke qenë se Albani e kishte treguar prej kohësh këtë gjë.

Alban Skënderaj dhe Elinel

Gati 3 vite më vonë Albani u rikthye sërish në bashkëpunim me një reper, por këtë herë zgjodhi një artist të ri në tregun muzikor shqiptar. “Kam nevojë” ishte kënga që nxirrte në pah të gjitha dilemat njerëzore dhe që bashkoi aq mirë reperin dhe këngëtarin e njohur.

Alban Skënderaj dhe MC Kresha

Të dy artistët të afirmuar në zhanret e tyre muzikore, sollën një këngë shumë ritmike për të paraprirë verën e 2018-tës. “Ping pong” u kthye në hitin e atij viti dhe sot vazhdon të mbetet si një nga bashkëpunimet më të bukura mes dy këngëtarëve.

Alban Skënderaj dhe Noizy

Një pjesën më të madhe të këngëve të tij Noizy i këndon djemve të rrugës dhe jetës luksoze, ndërsa në këngën me Albanin erdhi në një version tërësisht ndryshe. Kënga “Drejt suksesit” u kthye në një frymëzim për të gjithë të rinjtë që kanë ëndrra dhe duan të arrijnë diku në të ardhmen. Noizy dhe Albani tregonin gjithë sfidat e jetës së tyre dhe prandaj të gjithë kuptuan se rruga drejt suksesit nuk është aq e thjeshtë sa duket.

Alban Skënderaj dhe 2Ton

2Ton i ka kënduar shpesh dashurisë, por në këtë duet me Albanin u shfaq më romantik se asnjëherë tjetër. Reperi dhe këngëtari u bashkuan për t’i kënduar dashurisë së bukur dhe të pastër dhe prandaj kënga “Drejt në zemër” arriti me miliona shikime brenda pak ditësh. /revistawho.com

Tags: 2Tonalban skenderajCapital TelinelMajkMC KreshaNoizyreperet shqiptare
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5!
Breaking News

Zbulohet partnerja e Mirit dhe ngjashmëria me një nga banoret e BBV5!

02/01/2026
Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…”
Breaking News

Megi Pojani do martohet?! Habit Sinan Hoxha: “Më ka rezervuar më datë…”

02/01/2026
Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri
Breaking News

Hollivudi në zi! Vajza e aktorit të njohur ndahet nga jeta natën e Vitit të Ri

02/01/2026
“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin
Breaking News

“Ti do ia dalësh!”, Beatrix Ramosaj flet hapur për betejën e të ëmës me kancerin

02/01/2026
Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!
Breaking News

Një kapitull i ri për Agnesa Vuthajn, ish-Miss Shqipëria në pritje të ëmbël!

01/01/2026
U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!
Breaking News

U bënë prindër pak ditë më parë, Vesa uron Mirlindin për 28-vjetorin!

01/01/2026
Next Post
Ish-partnerja e tij shtatzënë 8 muaj pas ndarjes, reagon reperi i njohur

Ish-partnerja e tij shtatzënë 8 muaj pas ndarjes, reagon reperi i njohur








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera