Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen 14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen 14/01/2026
Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh! 14/01/2026
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë! 14/01/2026
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën? 13/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Të gjitha herët kur Xhensila Myrtezaj bashkoi forcat me kolegët dhe solli hitet më të bukura

01/05/2019
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
Të gjitha herët kur Xhensila Myrtezaj bashkoi forcat me kolegët dhe solli hitet më të bukura

Xhensila Myrtezaj është një ndër këngëtaret më të kërkuara në tregun muzikor shqiptar. Ajo tërhoqi vëmendjen e të gjithëve me buzëqeshjen dhe zërin e ëmbël qëkur u prezantua në kompeticionin ‘Ethet e së premtes mbrëma’. Ndonëse kanë kaluar shumë vite nga performanca e saj e parë, Myrtezaj vazhdon të ruaj të njëjtën ëmbëlsi. Ajo ka zgjedhur të jetë më pranë publikut duke eksperimentuar në shumë rryma muzikore, nga balada tek ritmet e forta.
Mirëpo, ajo çfarë është vënë re nga të gjithë janë bashkëpunimet e Xhensilës, sepse ajo ka zgjedhur gjithmonë këngëtarët më të suksesshëm dhe ka bërë bujë me duetet që ka realizuar me ta. RevistaWho.Com ka zgjedhur t’ju prezantojë me të gjitha herët kur këngëtarja bashkoi ‘forcat’ dhe na solli disa superhite që do mbeten gjatë në memorien e të gjithëve.





–‘Sekreti im’ është kënga dhe dueti më i fundit i Xhensilës në bashkëpunim me kantautorin Pirro Çako. Një tekst i mbushur me dashuri, një melodi frymëzuese dhe një videoklip si në përralla, bënë që të gjithë të magjepsen pas këngës.

–‘Çika Çika’ është dueti me këngëtarin e njohur Ardian Bujupi. Gjatë realizimit të kësaj kënge Xhensila ka qenë shtatzënë, megjithatë kjo nuk e pengoi këngëtaren për të sjellë një superhit. Kënga vërtet elektrizuese kapërceu edhe kufijtë shqiptarë dhe vazhdon të dëgjohet ende sot.
-‘Lova’ është hiti i radhës ku Xhensila u shfaq jo me një duet, por si një trio. Granit Dërguti dhe Mixey ishin të përzgjedhurit e këngëtares këtë herë. ‘Zemër asnjëherë nuk të harrova’ është një pjesë e refrenit të këngës dhe në fakt as ky tekst nuk u harrua, vazhdon të dëgjohet në çdo diskotekë edhe sot.


–‘Uh baby’ është dueti më i bukur i sjell ndonjëherë nga dy vajza në muzikën shqiptare. Brenda pak ditësh ato kaluan çdo pritshmëri, si në klikime ashtu edhe në top-lista. Madje dy këngëtaret u krahasuan edhe me divat e muzikës botërore Beyonce dhe Shakira.

–‘Si të jem mirë’ ishte bashkëpunimi me Irkenc Hykën, ku këngëtarja u shfaq me një fustan të kuq, që joshi këdo. Balada e një çifti që vuan theu shumë zemra, por edhe u pëlqye nga të gjithë.

–‘Ama dorën’ ishte hiti që ‘ndezi’ ‘clube-t’ e verës kur u lançua. Mozziku ishte ende në hapat e tij të parë të karrierës dhe ky duet i shërbeu edhe më tepër për t’u njohur në trojet shqiptare. Ndërkohë Xhensila u shfaq si gjithmonë në formë shumë të mirë.

–‘Vespa’ ishte dueti më i ëmbël i realizuar ndonjëherë nga Xhensila. Këtë herë ajo zgjodhi Endri Priftin dhe rrugët e qytetit të Sarandës. ‘Si Vespa, si Vespa’ ishte fraza që përsëritej nga të gjithë gjatë verës së vitit 2015 dhe ja doli për t’u shndërruar në një hit të vërtetë.

–‘Liar’ ishte bashkëpunimi me Elgit Dodën, ku të gjithëve ju kujtohen flakët e zjarrit në sfond, teksa Xhensila thotë: ‘Je gënjeshtar, gënjeshtar’. Ky duet bëri që dyshes t’i vinte dhe oferta në “Dance With Me” dhe më pas nuk munguan rastet kur këngët e Xhensilës mbanin firmën e Elgitit. /revistawho.com

Tags: bashkepunimhiteKengekolegexhensila myrtezaj
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen
Breaking News

Është në pritje të ëmbël? Argjira thyen heshtjen

14/01/2026
La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen
Breaking News

La përfundimisht garën, Ilir Vrenozi zbulon arsyen

14/01/2026
Rihanna publikon për herë të parë imazhin e djalit të saj!
Breaking News

Bebi nr.4 është rrugës? Rihanna na bëri lëmsh!

14/01/2026
“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!
Breaking News

“Bekimi ynë”, vëllai i Romeo dhe Donald Veshaj, baba për herë të parë!

14/01/2026
Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?
Breaking News

Ups, Dafina sapo rihapi “luftën” me Taynën?

13/01/2026
BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij
Breaking News

BBV shkakton krisje në martesën e këtij banori, flet menaxheri i tij

13/01/2026
Next Post
Pas koncertit në Itali, Rita Ora feston nën ritmet e këngës së Gjikos

Pas koncertit në Itali, Rita Ora feston nën ritmet e këngës së Gjikos








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera