Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim… 30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit 30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…” 30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n 30/01/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Të gjithë artistët kundër deklaratës së ministres: Të qeshim, apo?

14/05/2020
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Të gjithë artistët kundër deklaratës së ministres: Të qeshim, apo?

Një deklaratë e vetme e ministres së Ekonomisë, Anila Denaj gjatë emisionit të mëngjesit në ‘ABC News’ ka ngjallur reagimet e ndryshme të artistëve në rrjet.





“Kjo situatë mund të sjellë rimodelimin e fuqisë punëtore. Nëse ai punonjës punonte në hoteleri-turizëm, tani mund të punojë në ndërtim. Sepse fondet e rindërtimit janë të paprekura. Fleksibiliteti për të ndryshuar punën duhet të jetë i lartë”, është shprehur Denaj duke theksuar se në vend ka dhe nevojë për fuqi punëtore.

Duke qenë se një problem mbi papunësinë e kanë ngritur edhe këngëtarët, Enkel Demi ka ndërhyrë duke pyetur ministren nëse fleksibiliteti nga profesioni aktual, në ndërtim, vlen edhe për këta të fundit.


“Edhe këngëtarët që përmendët ju duhet të mendojnë në këtë drejtim. Qarkullimi në këto sektorë do të jetë më i ulët dhe do të ketë një rialokim”, është përgjigjur Denaj.

Pas këtij momenti, ka qenë artisti i njohur, Renis Gjoka i cili ka ndarë lajmin në llogarinë e tij në ‘Instagram’, duke shkruar: “Hë më thuaj ti tani. Të qesh apo të dh*hem t’u qesh?”.

Reagimi i Renisit nuk ka qenë i vetmi, pasi në postim kanë komentuar menjëherë edhe artistë të tjerë si Aurela Gaçe dhe Eranda Libohova.

“Unë them ta kapim shpejt se do mbetemi dhe pa ndërtim”, shkruan Libohova duke ironizuar lajmin. Edhe Aurela Gaçe ka komentuar duke shkruar: “Dhe më kishte thënë babi bëhu inxhiniere. Apo mos e ka fjalën për lekët e palosura që kemi edhe tani t’i pastrojmë? Mbase për këtë e ka fjalën. Për pastrimin e parave që kemi, na ngatërron me kolegët e saj”. Po ashtu edhe Eugent Bushpepa ka reaguar në postimin e Renisit. Këto fjalë të personazheve të njohur kanë marrë mbështetjen e shumë ndjekësve.

https://www.instagram.com/p/CAKzQcDHb0_/?igshid=19fwhllg83vji

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…
Breaking News

Mik i mirë në ditë të vështirë, Rozana krah Gjestit pas publikimit të këngës: Të kisha dhënë një përqafim…

30/01/2026
Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit
Breaking News

Çfarë ndodhi me dorën e Ariana Grande-s?! Fotoja që po bën xhiron e rrjetit

30/01/2026
“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”
Breaking News

“Nuk jam budallaqe”/Ç’po ndodh me dyshen Selin-Gimbo: “Jam në siklet…”

30/01/2026
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n
Breaking News

Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n

30/01/2026
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Next Post
Gjithmonë e guximshme, Dafina Zeqiri shfaqet me një ‘look’ tjetër

Gjithmonë e guximshme, Dafina Zeqiri shfaqet me një ‘look’ tjetër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera