Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani janë dy prej artistëve më të suksesshëm të estradës. Ata përveçse kolegë, janë edhe miq shumë të mirë. “Mos shko”, “Kaje” janë dy prej hiteve që bëjnë namin kudo që bëhen “play”. Miqësia e tyre bie në sy për rrjedhshmërinë dhe nivelin e lartë të humorit. Së fundmi në një video në “Instagram” të dy tregojnë sa mirë shkojnë me njëri-tjetrit, megjithëse Dafina “ankohet” se Ylli e bullizon. Ky i fundit ka nga ana e tij një tjetër “ankesë” që Dafina flet vetëm për dashurinë. Por në fund të fundit, kush nuk do ta donte një miqësi kaq të bukur sa ajo e të dyve?!








