Lori Hoxha, trashgimtarja e ‘Top Channel’, njihet padyshim si një nga vajzat më simpatike të ekranit. Ajo ka stil dhe klas, jo më kot bie në sy me përzgjedhjet e veshjeve në fotot që publikon. Sigurisht që nuk kalon pa u vënë re fakti se ajo udhëton shpesh dhe nuk nguron të publikojë foto nga vendet që viziton.
Lori është një nga ato vajza që duhet ndjekur për shembullin që sjell kur vjen puna te karakteri, pasi gjithmon tregon vetëbesim. Por ajo që ndoshta e keni anashkaluar është fiziku shumë i mirë. Nuk ka frikë të veshë rroba banjo, nuk nguron në të veshurin e fustaneve shumë të ngushtë, ose të shkurtër. Lori është padyshim një ndër personazhet që ka më shumë foto me rroba banjo se gjithë të tjerët. Ushtrimet në palestër dhe ushqimi i rregullt me siguri janë çelësi i suksesit për të./revistawho.com