Kënga Magjike kët vit solli magji. Artistë të mëdhenj që u rikthyen, artistë të rinj që befasuan dhe shumë zhurmë. Për kategorinë e “New Artist”, në karriget e jurisë u ulën: Marsela Çibukaj, Kleart Duraj, Anxhela Peristeri, Sardi Strugaj dhe Andi Vrapi. Ky i fundit solli një stil të veçantë, jo vetëm në interpretim, por edhe në veshje. Që në javën e parë, të gjithë vumë re shprehjen “Taksirat, e kam për herë të parë sot” dhe më pas kjo ndoqi të gjitha të dielat, duke e bërë të pashmangshme dëshirën për të lexuar shkrimin në bluzën apo hoodie-n e tij, para nisjes së interpretimit të artistëve. Një gjetje unike, me shprehje “cool” e hera herës edhe thumbuese. Larg asaj veshjes serioze të anëtarëve të tjerë të jurisë, Andi duket se krijoi një standard të ri, ashtu si vetëm ai di ta bëjë.









