VAANMED, kompania lider në Shqipëri dhe në Ballkan për distribucionin dhe asistencën profesionale të pajisjeve në industrinë e mjekësisë estetike dhe dermatologjike, organizoi në Tiranë eventin e saj të fundvitit në ambientet e Frontera Academy, me pjesëmarrjen e klientëve dhe partnerëve nga i gjithë rajoni.

Në fjalën e saj, drejtuesja e VAANMED, Dorina Shamo, e cilësoi vitin 2025 si një vit konsolidimi për kompaninë, duke theksuar forcimin e partneriteteve ekzistuese dhe zgjerimin e bashkëpunimeve strategjike me brandet ndërkombëtare Croma dhe DEKA.

Sipas saj, këto bashkëpunime kanë kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e standardeve dhe zhvillimin e tregut të estetikës mjekësore dhe dermatologjisë në rajon.

VAANMED raportoi performancën më të mirë deri më sot gjatë vitit 2025, veçanërisht në kontratat për pajisje dhe në shërbimet pas shitjes, duke u pozicionuar si partner afatgjatë për klinikat dhe bizneset e sektorit.
Menaxheri i Përgjithshëm, Dimitris Vratimos, nënvizoi se zgjerimi në tregje të reja, përfshirë Malin e Zi, është pjesë e strategjisë rajonale, ndërsa Shqipëria mbetet tregu kryesor ku po planifikohen investime të reja për vitin 2026.

Eventi u zhvillua në ambientet e Frontera Academy, akademia moderne e edukimit profesional në industrinë e bukurisë dhe estetikës, e konceptuar si një qendër trajnimi, inovacioni dhe zhvillimi profesional. Me ambiente bashkëkohore dhe infrastrukturë të dedikuar, akademia synon të kontribuojë në formimin e profesionistëve të së ardhmes dhe në rritjen e standardeve të industrisë në Shqipëri.












