Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot! 04/03/2026
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Të gjithë po flasin për “South Outdoor Festival”, po ti e ke marrë biletën tënde?

15/05/2024
in Pa kategori
Reading Time: 4 mins read
A A
Të gjithë po flasin për “South Outdoor Festival”, po ti e ke marrë biletën tënde?

Bëj gati valixhen, sigurohu mos të harrosh telefonin, karikuesin, mbushe makinën me karburant dhe nisu. Ku? Në aventurën më fantastike të vitit 2024, në “South Outdoor Festival”. Dera e fshatit përrallor, Borshit hapet për të shtatin vit radhazi për ty, për mua, për ata që presin ta ndiejnë adrenalinën deri në limit. Ka muzikë, ka diell, ka det, ka natyrë, ka sport, ka drita që ndizen në 4 netë që do ta çmendin Borshin. Në datat 23-24-25-26 maj të gjithë jemi në “South Outdoor Festival”. Dhe nëse po kërkon arsyet pse duhet të jesh patjetër, ja ku i ke:





  1. Muzika

Të ka marrë malli për muzikë të mirë? Për tingujt mes të cilëve mund të kërcesh gjithë natën pa u ndalur? Je në vendin ideal.

Nata e parë nis me “Legendary Hip-Hop Night”, me Mc Kreshën, Lyrical Son, Lumi B dhe dj që do ta djegin skenën, VAL, Gramo F dhe DJ Flow. Ka energji, ka nostalgji, ka edhe këngë që ta ngrenë shpirtin peshë.


Në natën e dytë, kur përgjatë ditës dielli të ka përqafuar dhe ke shëtitur përgjatë bregut të detit, je më shumë se gati të shijosh muzikë të mirë me pijen tënde në duar. Capital T, Kryder, Anii, Nena Polap, Sabion Paid, Ritual Band. Zaava, Leo Ciko, Elio, Le Thom, Mariio dhe prit pak, Nervo për herë të parë në Shqipëri për ta “djegur” skenën. Nga skenat më të mëdha në botë në “South Outdoor Festival”, mbrëmja do të kalojë çdo dimension të normales dhe adrenalinës.

Sigurisht që nuk je lodhur sepse nata e tretë është në të gjitha kuptimet “çmendur”. Nise kërcimin tënd poshtë yjeve me Merk & Kremont, me muzikë afro-latine në dorën e Aroon Sevilla, tinguj techno me Yubik, pakëz “Morenita” me Cubiafrica. Prit pak, e ke dëgjuar muzikën e Linda Romanazzi-t? Pooo, do të jetë aty, Calypsis, Vicky, Jay Basha, AbeloMania, Divino, Teka, dhe sigurisht edhe muzika e Eugent Bushpepës që do të bëjë të kërcesh e të kërcesh pafund. Nëse po pret surprizën, duhet thënë që je në natën e duhur. Këngëtari i njohur do të ngjithet në skenën e Southb Outdoor Festival për të na sjellë ndërmend kujtimet e këngës “Bella”, “Est-ce que tu m’aimes”, J’me tire, dhe jo vetëm. Flakë-flakë-flakë.

Nuk ka përfunduar, të pret nata e fundit në të cilën pa asnjë dyshim do të kërcesh pafund. Roger Sanchez i cili ka bërë xhiron e botës, 26 majin ia dedikon SOF24,  bëhu gati edhe për Khenya-n, Paakman,Craya, Nao dhe Eliveli. Blije biletën tënde, vera nuk mund të nisë pa përvojën tënde në SOF24.

  1. Aktivitetet

Muzika është ushqim shpirti, por aktivitetet mbushin çdo hapësirë të tij. Ndaj teksa mbrëmjet janë të mbushura me adrenalinën e tingujve të muzikës, ditët janë të mbushura me aktivitete.

Aktivitete në ajër

Këtë vit nise me një aventurë në ajër. Hedhja me parashutë është më e preferuara. Riviera në pëllëmbë të dorës, mes panoramës fantastike. Provo dhe “trike flying”, kënaëqsi që duhet ta përjetosh patjetër.

 

Aktivitetet në ujë

Nis t’i shtosh dozat e adrenalinës përmes aktiviteteve në ujë. Prov xhiron me me kayak dhe më tej drejt e te Windsurfing, merrn mësimet që me siguri nuk do të të bëjnë profesionist, por mund të zbulosh pasionin më të ri tëndin. Mos harro  të lundrosh, duke e lënë veten të lirë nën velat dhe bukuritë e Borshit. Stand up Paddle Monstair, scuba diving, rafting, yoga në mes të detit apo wingfoil, një “must” për ty që aventurën e ke pjesë të jetës. Bregut të detit do të “ushqehesh” me frymëzim.

default

Aktivitetet në tokë

Koha për të zbarkuar në tokë. Biking nëpër male, hiking, climbing në kanionet e Gjipesë, apo vetë canoining. Mes mrekullive të jugut, e vetmja gjë që të duhet është energjia, gjithçka tjetër e ke të garantuar. Provo “jeep safari”, një arratisje e bukur në rivierë. Yoga-n, crossfit-in, pilates apo një xhiro me kalë. Mos harro se albumin më të bukur të fotografive e ke të garantuar në SOF2024.

Shëtitje në kulturë

Ka edhe për ty që je adhurues i kulturës.Shëtit përgjatë Qeparoit, Porto Palermos, vizito kështjellën e Ali Pashë Tepelenës, por jo vetëm. Bëhu pjesë e turit në ullishtat qindravjeçare, bëj një ndalesë në fabrikën e vajit të ullirit në Borsh, mëso më tepër për kulturën e lashtë. Ah po, mos harro Butrintin.

Ushqim i mirë

Ka muzikë të mirë, aventura, por ka edhe ushqim të mirë. Eksporo përgjatë bregdetit ato gatimet recetën e të cilave me siguri do ta kërkosh. Zhytu në shijen e çdo ushqimi që do të kesh para syve dhe në fund nuk të mbetet asgjë tjetër përveçse të thuash 10/10.

 

Akomodimi

Ke pyetje për akomodimin? Ke dy mundësi.

Zgjidh aventurën në camping, nën yjet që duket se të përqafojnë, ose komoditetin në hotel. Ti ke dy zgjedhje, ndaj bëje zgjidhjen tënde.

 

Të gjithë po flasin për “South Outdoor Festival” e mes arsyeve për të qenë pjesë e tij, merre biletën tënde tani.

 

Tags: gimsMusicrevista whoSouth Outdoor Festival
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Adrola dhe Orinda na paralajmëruan për të njëjtën gjë nëse udhëtojmë drejt Romës: Ka pafund hajdutë!

Adrola dhe Orinda na paralajmëruan për të njëjtën gjë nëse udhëtojmë drejt Romës: Ka pafund hajdutë!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera