Tuna dhe Patrisi janë kthyer në dyshen më të përfolur të mediave rozë. Pas daljes së tyre në emisionin “Xing me Ermalin” ata shkaktuan shumë polemika, të cilat po shoqërohen me reagime të njëpasnjëshme nga persona të ndryshëm. Teksa të gjithë ishim duke pritur për një deklaratë edhe nga ana e Tunës, këngëtarja ka zgjedhur një mënyrë tjetër për të thyer heshtjen. Ajo ka publikuar në profilin e saj të ‘Instagram-it’ dy foto ku tregon se është duke pushuar së bashku me familjen.
“Familja është e para”,- shkruan këngëtarja krahas fotove.
Tuna, Patrisi dhe vogëlushi Tian shfaqen më të lumtur se kurrë dhe duket se janë duke kaluar shumë mirë./revistawho.com