As Jennifer Lopez dhe as Ben Affleck nuk ishin në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar dhe arsyeja është shumë e thjeshtë.
Kjo pasi asnjëri prej tyre nuk mori ndonjë nominim. Nëse do të ishin pjesë do të ishte hera e tyre e parë në ceremoninë e “Oscars” që nga rikthimi i tyre. Kujtojmë që për herë të parë ata parakaluan bashkë në tapetin e kuq të”Oscars” në vitin 2003. Megjithatë Lopez e rikujtoi eventin me një foto në “Instastory”, pa dhënë detaje pse për të dytin radhazi, çifti nuk ishte i pranishëm në eventin e rëndësishëm.