Në epokën që po jetojmë interneti është pjesë e pandarë e të gjithëve. Përdorimi i rrjeteve sociale dhe publikimi i ngjarjeve të ndryshme në sy të të gjithëve është kthyer në një trend që nuk po i reziston dot askush. Lori Hoxha e cila është padyshim një nga vajzat që frymëzon moshataret e saj, por jo vetëm, me pozat, veshjet apo të tjera detaje, ka zgjedhur të shprehë mendimin e saj për këtë çështje.
“Mos e lër internetin të të nxisë. Askush nuk publikon dështimet”,-ka qenë e shkruar në foton e publikuar nga bukuroshja e ekranit. Me pak fjalë, gjithçka shikoni vërdallë nuk është e vërtetë, prandaj përpiquni të përqëndroheni më shumë në jetën tuaj larg internetit./revistawho.com