Me foton e fundit ku shfaqet me barkun petë e veshur me linjën e saj të veshjeve sportive, Lori Hoxha i ka drejtuar një pyetje ndjekësve të saj.
“A hëngët përshesh a nuk hëngrët?”, ka shkruar ajo poshtë fotos ku nuk kanë munguar komentet nga Sara dhe Arbana që duket se kanë të njëjtin problem me Lorin.

“Me siguri ke që në 2010 pa ngrënë përshesh”, ka shkruar motra e saj, ndonëse Lori i ka treguar se e ka gabim këtë informacion.
Ndërsa Arbana ka komentuar: “Ik o ik, pash Zotin”, duke zbuluar se përsheshi është kthyer në një “problem” tashmë për shtimin në peshë.
Siç duket të gjitha vajzat kanë një pikëpyetje të vetme, të shijojnë përsheshin e gjithë ëmbëlsirat e fundvitit apo t’i anashkalojnë ato sepse bashkë me kënaqësitë vijnë dhe peripecitë si kilet e tepërta e mundimi për t’i humbur në palestër. Ju vetë si do ja bënit?/revistawho.com








