Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Gisele Bündchen rikthehet në tapetin e kuq dhe zbulon për herë të parë unazën e martesës 14/03/2026
Doli lista, ja cilët janë milionerët e Hollivudit! 14/03/2026
Kate Middleton ringjalli (sërish) elegancën e princeshë Dianës! 14/03/2026
Në paraburgim për 30 ditë, Gjesti në gjendje të rënduar: Jam në ankth, kërkoj falje! 14/03/2026
7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë! 14/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Të hash placentën pasi ke lindur, rreziqet e kësaj tendence të re

26/10/2017
in Jetë
Reading Time: 2 mins read
A A
Të hash placentën pasi ke lindur, rreziqet e kësaj tendence të re

Yjet e Hollivudit si motrat Kim dhe Kourtney Kardashian dhe aktorja Nikki Reed e kanë publikuar këtë lloj praktike në rrjetet sociale. Të gjitha këto e kanë transformuar plaçentën në pilula dhe janë ato që e udhëheqin këtë lloj tendence. Nga ana tjetër specialistët flasin për problemet e shëndetit që mund të sjellë ky zakon i ri kaq popullor në Hollivud. Sipas tyre nuk ka asnjë evidencë shkencore mbi benefitet e placentofagisë, ngrënia e placentës ashtu siç është, e gatuar ose në formën e pilulave. Plaçenta është organi i parë që formohet, është një shtresë sfungjerore e ngjitur pas mureve të mitrës dhe lejon shkëmbimin e oksigjenit dhe të substancave ushqyese mes nënës dhe fëmijës. Vepron si një filtër për të thithur dhe mbrojtur fetusin nga toksinat dhe ndotjet, peshon 0.45 kg. Sipas Daniel Benyshek, profesor i antropologjisë në Universitetin e Nevadës referencat e para të kësaj plaçentofagie u publikuan në vitet 60 në USA mes praktikave të tjera si lindje në shtëpi etj. Ai shprehet se kjo praktikë ka marrë popullaritet këto 10 vitet e fundit, kanë arritur aty sa të ketë receta se si ta përgatisin në guzhinë. Ka raste si ai i një bebeje në Oregon që u prek nga një infeksion nga streptokoku, pasi e ëma kishte pirë pilulat e famshme. Infeksioni kishte kaluar nga nëna tek fëmija përmes qumështit të gjirit. Problemi për të cilin flasin specialistët është mosnjohja e kësaj teme të re nga ana e mjekëve dhe nënave, si dhe mungesa e hulumtimeve se si ruhet dhe si përgatitet.





Disa mite që duhen përgënjeshtruar:


Nuk është burim hekuri. Studim i kryer nga Journal of Midwifery Women’s Health, ku u studiuan rastet e 23 grave shtatzana. Nuk ndihmon në depresionin postpartum. Ky është motivi kryesor se pse shumica e konsumojnë, megjithatë sipas kërkuesve të studimit nga Universiteti i Nevadës treguan se këto pilula përmirësonin gjendjen shpirtërore, lodhjen dhe nivelet hormonale. Nuk mund të jetë e sigurt. Nëse nuk filtrohet me kujdes nga mbetjet, përveç përbërësve mund të marrësh edhe infeksione./ bota.al

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë!
Jetë

7 shenja që ai nuk është gati për një lidhje të vërtetë!

14/03/2026
Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”!
Jetë

Vajzat e njohura shqiptare flasin për sekretin e lëkurës së tyre: “Rejuran”!

12/03/2026
Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!
Jetë

Para se të hapësh një biznes: 7 këshilla nga Saraj Karaj!

24/02/2026
Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!
Jetë

Këtë Shën Valentin, dhuratën perfekte e gjeni në “Tirana Eye Clinic”!

13/02/2026
Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!
Jetë

Këtë Shën Valentin, lëri parfumet të flasin për dashurinë tënde!

12/02/2026
“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Next Post
Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav gjen diçka të Shamit në dhomën e Kushit, ja ç’do ndodhë nesër

Si ta quaj këtë dashuri/ Arnav gjen diçka të Shamit në dhomën e Kushit, ja ç'do ndodhë nesër








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera