Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Të imta, por të suksesshme… Vajzat VIP që nuk e kanë kompleks gjatësinë

19/11/2018
in Breaking News, Lajme, Vetëm në WHO
Reading Time: 3 mins read
A A
Aktori i njohur meksikan probleme me gazetarët, i kërcënon me jetë

Jemi mësuar gjithmonë që në ekranin e televizionit të shohim vajza të bukura, seksi, të gjata dhe me linja perfekte. Duke nisur nga emisionet e mëngjesit e duke vazhduar me ato prime-time në mbrëmje, bukuria e vajzave tona shtohet edhe më shumë. Por ka dhe nga ato raste kur suksesi nuk lidhet domosdoshmërisht me fizikun. RevistaWho.Com ju kujton përmes këtij artikulli, disa nga të voglat, më të imtat dhe më të brishtat e showbiz-it.





Fatma Methasani

Fatma është një ndër vajzat më aktive që mund të kemi parë në televizion. Pavarësisht trupit të vogël, ajo është shumë e pëlqyer nga çdo moshë. Adoleshentët e pëlqejnë për stilin unik që ka, nënat për personalitetin e ëmbël që e karakterizon dhe djemtë për sharmin që mbart. Mesa duket Fatmën nuk e ka penguar gjatësia për asgjë, ka arritur të kthehet në një personazh “IN”.


 

Orgesa Zaimi

Orgesa është një nga këngëtaret që fillimet e saj i ka patur në kompeticionin “Ethet e së premtes mbrëma”. Brishtësinë e saj e vuri re që në atë kohë prezantuesi Adi Krasta dhe pavarësisht viteve, atë e ndoqi kjo karakteristikë. Sot Orgesa është një këngëtare shumë e mirë e live-t dhe është bërë nënë e dy fëmijëve të bukur, Borës dhe Kronit.

Samanta Karavella

Edhe Samanta daljen e parë e ka pasur në spektaklin “Ethet e së premtes mbrëma”. Atëherë ajo ka qenë vetëm 13 vjeçe dhe me një trup të imët. Edhe pse vitet kaluan, Samanta u rrit profesionalisht, karriera e saj kaloi pritshmëritë, por fiziku nuk ndryshoi. Karavella është ndër më të pëlqyerat e momentit me muzikën që bën dhe gjatësia nuk ka ndikuar fare në këtë aspekt.

Dojna Mema

Dojna Mema është fenomeni më i ri i ekraneve shqiptare. ‘Top Channel’ duhet të jetë me fat që e ka pjesë të stafit të tij. Ajo është prezantuesja më elokuente dhe më e shkathët, që ka filluar t’i bëjë konkurencë edhe atyre me shumë vite eksperiencë. Dojna herë pas here e tregon dëshirën që ka për të qenë më e gjatë, por e di që kjo gjë nuk ka për ta penguar për atë çka ajo bën.

Anjeza Shahini

E kur vjen fjala tek gjatësia, Anjeza Shahinit ka filluar t’i evidentohet viteve të fundit. Që nga periudha që Anjeza është martuar me diplomatin anglez, ndjekësve në ‘Instagram’ kjo gjë i ka rënë në sy menjëherë. Megjithatë bukuroshja me tiparet e zeza nuk e ka këtë kompleks, për të i rëndësishëm është vokali dhe muzika që bën. Edhe fansave i pëlqen më shumë kur Shahini është origjinale dhe vetvetja.

Roza Lati

Roza Lati është një nga moderatoret më “cool” të momentit dhe një ndër vajzat më pa komplekse në ekranet shqiptare. Me sa duket, edhe fiziku i imët nuk e ka penguar Rozën në karrierën e saj. Bukuroshja shfaqet në shumë raste me atlete dhe të sheshta. Gjatësia përpara talentit që ajo gëzon nuk është asgjë. Fundja, fansat e duan Rozën ashtu si ajo është

.

Tags: gjatesisuksesshmete imtavajza vip
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Motra e Meghan Markle promovon librin e parë, ka qëllim t’i bëjë gjëmën dukeshës

Motra e Meghan Markle promovon librin e parë, ka qëllim t’i bëjë gjëmën dukeshës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera